Kosova
Vuçiq për procesin e betimit të kryetarëve në veri: Kurrë s’do të jenë të pranuar
Vuçiq: Situata në veri, e tensionuar, kryetarët e “rrejshëm” nuk do të pranohen kurrë nga serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur si të tensionuar situatën, sidomos në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Situata është shumë e tensionuar, ata do të tentojnë nesër në ndërtesën e Komunës në Mitrovicën e Veriut të mbajnë seanca konstituive për tri komuna dhe të zgjedhin kryetarët e “rrejshëm” të mbështetur nga ambasadat e Quintit, në zgjedhjet më të këqija, me një dalje mesatare prej 3.4 për qind, tha presidenti serb Vuçiq.
Vuçiq deklaroi se dje ka pasur një konferencë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Schole, të dërguarin special të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Hill.
Ai në një adresim të tij ka komentuar edhe procesin e betimit të kryetarëve të rinj të zgjedhur në procesin e 23 prillit, të cilët i ka quajtur kryetarë të rremë që, sipas tij, janë zgjedhur me vetëm 3.4 për qind të votave të përgjithshme.
“Gjëja e vetme që jam duke ua kërkuar serbëve është qetësia, sepse ata kurrë nuk do të jenë të pranuar si kryetarë. Ky është një veprim shtypës ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar një atmosferë në të cilën ata do të jenë të detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq nuk ka treguar se çka konkretisht ka biseduar me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Choller, të dërguarin për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Ambasadorin Christopher Hill.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














