Kosova
Gjuha angleze po e rrezikon shqipen, alarmojnë studiuesit
Studiuesit japin alarmin se kohët e fundit gjuha jonë po ndikohet nga përdorimi i panevojshëm i fjalëve në gjuhën angleze.
Mësimi i gjuhëve të huaja është gjë e mirë dhe e domosdoshme në kohën e globalizmit. Mirëpo, kjo duket se po e dëmton gjuhën shqipe, duke bërë që të mbetet pas dore.
Studiuesit japin alarmin se kohët e fundit gjuha jonë po ndikohet nga përdorimi i panevojshëm i fjalëve në gjuhën angleze.
“Ndihet si një prirje për t’u dukur më të europainizuar. Ndjejmë keqardhje për këto, sepse ne si mësues bëjmë çdo ditë një punë bindëse, çdo ditë në bankat e shkollës për t’i ndihmuar nxënësit t’i shmangin fjalët e huaja, por ekspozimi që ka në mënyrë të vazhdueshme lë një ndikim tek ata dhe është i ndjeshëm. Për shembull, kemi vënë re përdorimin e fjalës impakt, jam impaktuar, më impakton, ndërkohë që fjala shqipe është më ndikon. Janë ndikime të drejtpërdrejta”, u shpreh Irida Xhura, studiuese në teori dhe kritikë letrare, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Për studiuesen, gjuha angleze është kthyer në një rrezik për gjuhën shqipe në disa raste.
“Shpesh e vëmë re në formën e të folurit që ndërtimi sintaksor nuk është ai i gjuhës shqipe, kryefjalë, kallëzues dhe gjymtyrë të dyta, por është një rend i prishur që vjen nga përkthimi që ato kanë në mendjen e tyre, pra e mendojnë gjuhën angleze dhe pastaj e shkruajnë në gjuhën shqipe”, tha Xhura.
Drejtshkrimi i gabuar i gjuhës shqipe është një tjetër problem.
“Gabimet më të shpeshta lidhen me trajtat e shkurtra, emrat e dy gjinishëm, ngatërrimi i “i” me “j” në fjalë të ndryshme, më e dhimbshme është kur gabimet bëhen në dokumentacionin zyrtar”, sqaroi studiuesja.
Edhe vetë nxënësit kanë parë në terren dhe gjetur disa gabime drejtshkrimore.
Duke e konsideruar një përgjegjësi morale qytetare transmetimin korrekt të gjuhës shqipe brez pas brezi, studiuesja kërkon zero tolerancë për gabimet.
“Duhet pasur një përgjegjësi morale qytetare për këdo që flet publikisht, që bën shkrime në rrjete sociale për të kontrolluar, për të qenë sa më në kuadër të normave të drejtshkrimit. Duhet zero tolerancë në këtë drejtim se gjuha është shtyllë e identitetit kombëtar, është përgjegjësi e jona, është gjuha amë, është ajo që duhet të përcjellim brez pas brezi të pa cenuar”, u shpreh Xhura.
Gjithçka duhet të nisë nga familja dhe shkolla, e cila orienton nxënësit drejt përdorimit korrekt të gjuhës shqipe, por studiuesja sugjeron dhe përfshirjen e një testimi mbi rregullat e drejtshkrimit të gjuhës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












