Ukraina
Presidenti Zelenskiy krahason Rusinë e sotme me Gjermaninë naziste
Rusia lëshoi të hënën numrin më të madh të dronëve kundër Ukrainës prej disa muajsh, në prag të 9 majit, kur Moska shënon kapitullimin e Gjermanisë naziste. Kryebashkiaku i Kievit tha se Rusia kishte lëshuar 60 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani, 36 prej të cilëve kishin në shënjestër kryeqytetin. Ukraina tha se të gjithë dronët ishin goditur dhe se nga rrëzimi i mbetjeve të tyre ishin plagosur pesë vetë. Kievi e shënoi të hënën ditën e humbjes së Gjermanisë naziste një ditë më parë nga Moska, atëherë kur vendet perëndimore festojnë fitoren e Evropës ndaj nazizmit. Në një shkëputje të re simbolike nga Moska, Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se do ta shpallë zyrtarisht 8 majin një ditë përkujtimi në Ukrainë.
Duke iu drejtuar kombit nga një kodër me pamje nga Kievi, presidenti Zelenskiy tha se “e keqja e vjetër” është kthyer, këtë herë në formën e një lufte nga Rusia që ka të njëjtin objektiv si nazistët: atë të “skllavërimit dhe shkatërrimit” – por se Moska nuk do të kishte sukses.
“Ne po i kthejmë vendit tonë historinë e vërtetë pa ndikime ideologjike. Më 8 maj shumica e vendeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores ndaj nazistëve”, tha ai në një video të postuar në aplikacionin Telegram.
Duke konsoliduar më tej ndarjen e Ukrainës me të kaluarën e saj sovjetike, presidenti Zelenskiy tha se kishte paraqitur një projektligj në Parlament për ta bërë zyrtarisht 8 majin një ditë kujtimi dhe fitoreje, ndërsa 9 majin – kur Rusia shënon ditën e fitores – Ditë të Evropës.
“Sot, unë nënshkrova dekretin përkatës dhe çdo vit nga nesër, 9 maj, ne do të përkujtojmë unitetin tonë historik – unitetin e të gjithë evropianëve që shkatërruan nazizmin dhe do të mposhtin ‘rusizmin’”, tha ai, duke përdorur një fjalë me të cilën ukrainasit i referohen atij që e quajnë fashizëm rus.
Për Rusinë, 9 maji është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare – një kujtim i sakrificave të mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik për mposhtjen e Gjermanisë naziste.
Rusia Sovjetike dhe Ukraina Sovjetike pësuan humbje të mëdha jetësh në luftë.
Kremlini reagoi ndaj deklaratës së presidentit Zelenskiy, duke thënë se kremtimi i Ditës së Fitores më 9 maj është diçka ‘e shenjtë’ për shumë njerëz në Ukrainë.
I pyetur për planin e zotit Zelenskiy, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “ka veteranë edhe atje (në Ukrainë) që morën pjesë në Luftën e Madhe Patriotike dhe të afërm të tyre, për të cilët kjo ditë është dhe do të mbetet e shenjtë”.
Dorëzimi pakushte i Gjermanisë naziste hyri në fuqi në orën 23:01, më 8 maj 1945, kur në Moskë kishte hyrë 9 maji.
Moska ka intensifikuar sulmet në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytete të tjera anembanë vendit përpara 9 majit, dhe disa analistë thonë se presidenti Vladimir Putin do që të sigurojë një fitore në frontin e luftës që të përkojë me festën./VOA
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











