Ukraina
Fermerët u prekën nga ndalimi i importit nga Ukraina
Polonia dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë marrë vendim të mos importojnë grurë nga Ukraina. Kjo u ka shkaktuar vështirësi financiare dhe pasiguri fermerëve ukrainas.
Mykola Olytskyy u bashkua me një tregtar polak drithi dhjetorin e kaluar falë njohjeve të ndërsjella, ai ndjeu një fije shprese. Ai shpresonte se shitja e grurit në tregun polak do të sillte siguri financiare.
“Dërgimet në Poloni ishin mundësia e vetme për të gjeneruar edhe fitimin më të vogël. Partneri polak mblodhi grurin në kufi, ne fituam 6700 hryvnia (167 €; 187 dollarë) për ton tha Olytskyy për DW.
Një marrëveshje e nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia vitin e kaluar, e ndërmjetësuar nga Turqia, për një korridor të grurit të Detit të Zi nuk është zbatuar si duhet. Eksportet ukrainase të drithërave përmes rrugës detare janë ndalur vazhdimisht duke ndikuar që të ketë luhatje të çmimit të drithërave, përcjellë albinfo.ch.
Dorëzimi i grurit në shkallë të gjerë nga Ukraina në Bashkimin Evropian u bë i mundur vetëm pas pushtimit të Rusisë ndaj fqinjit të saj lindor. Pak më shumë se një vit më parë, Brukseli hoqi tarifat dhe kuotat e importit për produktet bujqësore ukrainase si shenjë solidariteti dhe si një përpjekje për të nxitur ekonominë e Ukrainës.
Megjithatë, më 7 prill 2023, Polonia vendosi në mënyrë të njëanshme ndalime importi për drithërat ukrainas pas protestave masive të fermerëve atje për çmimet në rënie. Kjo u pasua shpejt nga ndalime të ngjashme në Hungari, Sllovaki dhe Bullgari.
Në fund të prillit, Komisioni i BE-së legalizoi në mënyrë retroaktive këtë ndalim, i cili tani është zgjeruar edhe për të përfshirë Rumaninë dhe përfshin grurin, misrin, farat e rapit, farat e lulediellit dhe vajin e lulediellit, shkruan DW.
“Polakët paguan rreth 300 hryvnia (7.50 €; 8.41 dollarë) më shumë për ton sesa tregtarët ukrainas që sollën grurin në Odesa për eksport të mëtejshëm. Ata paguanin në valutë, gjë që është padyshim një avantazh në këto rrethana. Eksportet në Poloni ishin një burim i besueshëm të ardhurash për ne,” tha Olytskyy.
Kjo tronditi fermerët ukrainas të cilët tash janë të zhgënjyer me veprimet e vendeve të bllokut. “Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe që Polonia na dha në këto kohë të vështira lufte, por ky hap u ndje si një thikë pas shpine”, u shpreh fermeri ukrainas.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










