Kriza në Ukrainë
Zelensky vendos sanksione për bizneset ukrainase që ofrojnë shërbime për ushtrinë ruse
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se janë vendosur sanksione ndaj 322 bizneseve që plotësojnë nevojat e ushtrisë ruse.
Në një deklaratë me video nga llogaria e tij në median sociale, Zelensky tha se ka vendosur në zbatim paketën e 3-të të sanksioneve kundër atyre që mbështesin Rusinë dhe që sigurojnë kontribute ndaj agresionit rus.
“Kjo paketë sanksionesh është kundër bizneseve të industrisë ushtarake që plotësojnë nevojat ushtarake të ushtrisë ruse”, theksoi Zelensky i cili shtoi se “këtë herë në listat e sanksioneve janë shtuar 322 kompani që prodhojnë armë, komponentë dhe të ngjashme”.
Ai më tej tha se në dy listat e tjera të sanksioneve përfshihen individë dhe persona juridikë që ofrojnë ndihmë për kapërcimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Duke tërhequr vëmendjen se mbi paketat e sanksioneve është punuar në mënyrë të detajuar, kryesisht për sinkronizimin me partnerët, Zelensky tha se “kjo është një nga objektivat e përbashkëta e të gjithë atyre që përpiqen për fitoren tonë të shpejtë dhe që lufta të përfundojë në mënyrë sa më të shpejtë. Ky është objektiv për të eliminuar çdo mundësi që Rusia të kapërcejë sanksionet”.
Zelensky potencoi se plani i Moskës për të kapërcyer sanksionet i shton kohë luftës dhe i ofron mundësi. “Sa më shumë sanksione të ketë kundër ekonomisë luftarake ruse dhe ndaj të gjithë personave që kanë lidhje me Rusinë dhe këtë vend, aq me shpejt do të arrihet fitorja”, tha presidenti ukrainas.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










