Lajme
Shkencëtarët gjermanë bëjnë një ‘zbulim të madh’
Pavarësisht shekujve të kërkimit dhe përparimit në mjekësi, ka ende shumë mistere që mbeten të pazgjidhura, mes tyre kryesori është të kuptuarit se çfarë e shkakton plakjen dhe si mund ta ngadalësojmë ose ta kthejmë atë.
Por, një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Nature mund të ketë gjetur, më në fund, përgjigjet e këtyre pyetjeve, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit nga Universiteti i Këlnit në Gjermani jo vetëm që kanë zbuluar se transkriptimi i gjeneve – procesi në të cilin një qelizë bën një kopje të ARN-së të një pjese të ADN-së – bëhet më i shpejtë me kalimin e moshës, por më pak i saktë dhe më i prirur ndaj gabimeve, por ata gjithashtu zbuluan se disa procese mund të na ndihmojnë të kthejmë këtë rënie.
“Ky është, deri më tani, i vetmi moment eureka në jetën time. Dua të them, ky është një lloj zbulimi që nuk e bën çdo ditë”, tha Dr Andreas Beyer, studiuesi kryesor, duke i quajtur gjetjet “një zbulim të madh”.
“Ka një stuhi në Twitter. Disa kolegë janë shumë të emocionuar”, tha ai për Euronews Next.
Përpara se Beyer dhe ekipi i tij të fillonin projektin e tyre hetimor 10 vjet më parë, studimi tipik i plakjes “do të shikonte vetëm shprehjen diferenciale të gjeneve”, thotë Beyer.
Studimet e mëparshme, shpjegon ai, në thelb bënin pyetje si “Kur plakeni, cilat gjene ndizen dhe cilat gjene fiken?” dhe “Si e ndryshon kjo rregullimin ose metabolizmin në qelizë?”
Por askush nuk po pyeste se si ndryshon vetë procesi i transkriptimit ndërsa ne plakemi, një linjë kërkimi që mund të jepte njohuri për të na ndihmuar përfundimisht të kthejmë, ose të ndalojmë rënien.
Transkriptimi është thelbësor për kërkimin pasi është procesi në të cilin një qelizë bën një kopje të ARN-së të një pjese të ADN-së.
Kjo kopje është e rëndësishme sepse mbart informacionin gjenetik të nevojshëm për të krijuar proteina të reja në një qelizë. Proteinat përcaktojnë shëndetin dhe funksionin e qelizave, dhe qelizat më pas strukturojnë të gjitha gjallesat.
Gjatë gjithë jetës sonë, qelizat tona rigjenerohen, “por çdo qelizë është e ndryshme dhe ajo që i bën ato të ndryshme janë gjenet e ndryshme që aktivizohen në të”, shpjegon Beyer. “Ky aktivizim quhet transkriptim”.
Për shkak se gjenet u japin qelizave qëllimin e tyre, transkriptimi i tyre duhet të jetë i përsosur.
“Duhet të krijoni sasinë e duhur të transkripteve për secilin gjen dhe të keni një kopje të saktë të sekuencës së gjeneve, por gjithashtu duhet të aktivizoni gjenet e sakta që qelizës i duhen për të funksionuar siç duhet”, tha Beyer.
Ka shumë lloje të ndryshme qelizash në trupin e njeriut: qelizat nervore, qelizat e muskujve, qelizat e gjakut, qelizat e lëkurës, etj. Dhe për shkak se çdo qelizë përmbush një funksion të ndryshëm, një grup i ndryshëm gjenesh aktivizohen (transkriptohen) në çdo lloj qelize.
“Makina” – siç e quan Beyer – përgjegjëse për bërjen e kopjes së transkriptimit të sekuencave të gjeneve quhet Pol II (ARN polimeraza II).
Dhe ajo që ekipi i tij zbuloi ishte se procesi i transkriptimit bëhet më i shpejtë ndërsa ne plakemi, dhe ky transkriptim i përshpejtuar bën që Pol II të bëjë më shumë gabime, duke çuar në kopje në thelb “të këqija” që mund të çojnë në sëmundje të shumta.
“Nëse Pol II bëhet shumë shpejt, ai bën më shumë gabime, dhe atëherë sekuenca nuk është më identike me sekuencën e gjenomit. Pasojat janë të ngjashme me ato që keni kur ka mutacione në vetë gjenomin”, tha Beyer, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore












