Lajme
Gjendje kritike me mungesën e punëtorëve në Gjermani
Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Këlnit, ka treguar se mungesa e punëtorëve në Gjermani, ka arritur një nivel të lartë të të gjitha kohërave.
Sipas studimit, aktualisht ka më shumë se 630,000 vende pune, që duhet të plotësohen. Kjo do të thotë se Gjermania ka nevojë të dëshpëruar për punëtorë emigrantë, për të ndihmuar ekonominë e saj të përballet me mungesën e vazhdueshme.
Në raportin e lëshuar nga Instituti, sqarohet se sa më e kualifikuar të jetë puna, aq më e vështirë është gjetja e punonjësve për këtë pozicion.
I njëjti studim, zbuloi se kërkohen kryesisht kandidatët, që kanë përfunduar arsimin e lartë dhe theksoi se degët e elektroteknikës, IT dhe ndërtimit, ndër të tjera, janë aktualisht më të prekurat nga mungesa
Për sa i përket vendeve të punës në shërbimet sociale, shëndetësi, arsim dhe mësimdhënie, I Am Expat Germany shpjegon se edhe ata po përballen me një mungesë të madhe punëtorësh. Të dhënat tregojnë se nëse kjo tendencë vazhdon, Gjermania do të ketë nevojë për rreth 80,000 mësues deri në vitin 2030.
Studimi thekson mirëpritjen e më shumë punëtorëve emigrantë. Përmes studimit, autorët thanë se, nëse Gjermania dëshiron të trajtojë në mënyrë efektive mungesën e saj aktuale të fuqisë punëtore, vendi duhet të fillojë të mirëpresë më shumë punëtorë emigrantë, duke e quajtur një veprim të tillë një domosdoshmëri.
Duke komentuar këtë çështje, drejtoresha e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles, tha se rritja e vendeve të punës, ku punonjësi duhet të japë kontribute sociale, është pothuajse tërësisht falë emigrantëve nga vendet jo anëtare të BE-së.
Nahles theksoi më tej se, edhe nëse Gjermania dëshiron të përfitojë nga potenciali i saj i brendshëm, do të jetë e pamundur “pa imigrim brenda vendit, edhe për arsye demografike”.
Gjermania planifikon të bëjë ndryshime në Aktin e Emigracionit të Punëtorëve të Aftë (Skilled Workers Immigration Act), për të ndihmuar ekonominë e vendit të përballet me mungesën.
Qeveria tha se planifikon të ndërmarrë masa shtesë, duke përfshirë heqjen e procedurave të shumta burokratike, për të tërhequr shtetas të vendeve të treta me kualifikime profesionale.
Ndryshimi i parë, që Gjermania dëshiron të bëjë, është të lehtësojë marrjen e Kartës Blu*, për një numër më të madh specialistësh, që kanë një diplomë universitare.
Për më tepër, qeveria gjermane dëshiron gjithashtu të lejojë shtetasit e vendeve të treta të lëvizin për qëllime pune në fushën e tyre të ekspertizës, pa iu nënshtruar procedurave për njohjen formale të kualifikimeve dhe diplomës së tyre profesionale.
Për sa u përket atyre, që duan t’u njihet kualifikimi profesional, qeveria gjermane kërkon, që t’u mundësojë nisjen e procesit, pasi të mbërrijnë në vend dhe jo më parë, siç është aktualisht. / Schengen Visa Info
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












