Futboll
Ruefer: Nuk jam racist, vetëm Xhakës i kam borxh një shpjegim rreth rastit
Për të kundërshtuar etiketimin si racist, Ruefer ka bërë një veprim jo të zakonshëm: ka ftuar në selinë e SRF-së gazetarë nga media të zgjedhura prej tij
I “kryqëzuar” me akuzat për racizëm nga një pjesë e madhe e mediave të Zvicrës, komentatori i njohur zviceran i futbollit, Sascha Ruefer ka zgjedhur të premten e Pashkëve për të sqaruar pozicionin e tij dhe për të hequr stigmatizimin, që, sipas tij, po i bëhej pa të drejtë, shkruan albinfo.ch.
“Unë nuk jam racist”, ka thënë ai disa herë, duke ju referuar thënies së cituar nga mediat, në të cilën ai për kapitenin e Nati-t, Granit Xhakën thotë: “Ai është shumëçka, vetëm zviceran nuk është”.
Për të kundërshtuar etiketimin si racist, Ruefer ka bërë një veprim jo të zakonshëm: ka ftuar në selinë e SRF-së, në Cyrih gazetarë nga media të zgjedhura prej tij ndërsa ka përjashtuar nga ftesa gazetën WOZ. Kjo është gazeta që e kishte publikuar akuzën në fjalë dhe nga e cila pastaj “thënia fatkeqe” ishte shpërndarë në të gjitha mediat.
Ruefer në takimin e të premtes ka shpalosur para gazetarëve gjithë materialin e dokumentarit “The Pressure Game” të realizuar në prag të kampionatit botëror në Doha, në dhjetor 2022. Fjalia polarizuese në fakt është thënë pas përfundimit të xhirimit zyrtar, dmth. në pjesën që nuk do të perfshihej në dokumentar.
Por, pasi regjisori Simon Helbling i kishte thënë se edhe kjo mund të ishte pjesë e filmit, Ruefer kishte kërkuar që të hiqej. Tani, si ka arritur kjo thënie në media (WOZ), mbetet të spekulohet, transmeton albinfo.ch. Ruefer nuk e di ndërsa regjisori (i pranishëm në konferencë) nuk flet.
Sidoqoftë, Ruefer nuk do të ngrejë padi “ndaj të panjohurit” por do të padisë gazetën WOZ, e cila ka hapur debatin,
“Vetëm diçka mungon në artikullin e WOZ: konteksti në të cilin Ruefer bëri deklaratën e tij. Dhe ky kontekst duket kështu: Ruefer, sipas shpjegimit që bën, e lidh qartë fjalinë “Graniti Xhaka është shumëçka, por ai nuk është zviceran” me mënyrën se si Xhaka funksionon si lider. Dhe për Ruefer-in ky stil nuk është zviceran sipas klishesë që mbizotëron për zviceranët, pra nuk është i rezervuar (siç janë zviceranët), por i guximshëm, energjik, jo modest, por i sigurt, shpjegon ai. Ruefer nuk bën asnjë referencë për origjinën. Këtë pikëpamje ai e ka shprehur qartë në bisedën e mëparshme.
Ruefer dëshiron të flasë me Granit Xhakën dhe t’ia shpjegojë situatën personalisht
A është penduar për deklaratën e tij për Granit Xhakën? Ruefer thotë: “Unë i detyrohem vetëm atij për një shpjegim. Nuk dua që ai të ketë një imazh që nuk është i vërtetë, lidhur me komentin tim”, transmeton albinfo.ch. Prandaj ai do të kërkojë një bisedë me kapitenin e kombëtares. “Do t’i sqarohem Xhakës”, thotë Ruefer. Megjithatë, ai nuk e thotë fjalën “më fal”.
Siç është shkruar tashmë, punëdhënësi i Ruefer-it, SRF qëndron në mënyrë të qartë mbrapa tij ndërsa Federate e Futbollit të Zvicrës ka qëndrim më të diferencuar. Ajo dënon ashpër të gjithë ata që në ndonjë mënyrë e sjellin në debat faktin nëse lojtarët e Zvicrës janë “sa duhet zviceranë” ose jo.
Sido që të jetë, Ruefer ka rënë në sy disa herë deri më tani me komente të paktën “tä pamatura” në raport me Xhakën. Ai, veç tjerash e ka quajtur “të pamend”, “të marrë” etj., reagimin në fushë të këtij të fundit, në ndeshjen kundër Serbisë, në vitin 2018. Megjithatë, siç e thotë ai në sqarimin e tij, në dokumentarin problematik ka drejtuar më shumë lëvdata sesa kritika ndaj kapitenit të kombëtares zvicerane të futbollit. Përse regjia ka hequr ato dhe ka sforcuar tonet kritike, ai nuk e ka të qartë. Ose, shton ai, e kupton këtë si mënyrë për të fituar më shumë vëmendje dokumentari në fjalë.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë