Lajme
Gjermania i dha fund pandemisë: A është mposhtur vërtet pandemia?
Ministri gjerman i Shëndetësisë: E kemi mposhtur me sukses pandeminë
“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani”, tha dje (06.04.202) ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha sot se Gjermania e ka mposhtur me sukses dhe me rezultate të mira pandeminë e COVID-19, përcjell albinfo.ch.
“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani”, tha të mërkurën ministri, duke shtuar se ai doli në këto konkluzione bazuar në një vlerësim të varianteve të virusit, normave të vaksinimit dhe rasteve spitalore, shkruan Euronews.
“Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, shtoi Lauterbach, i cili është një epidemiolog.
Ministri tha se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar.
Mirëpo, siç vlerësoi ai, ka disa gjëra që, duke u kthyer pas, është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se e nevojshmja.
Megjithatë, mund të shtrohet dilema: a është mnposhtur vërtet pandemia?
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











