Ukraina
Putini viziton Mariupolin për herë të parë që nga fillimi i luftës
Pak ditë pasi është lëshuar urdhërarrest për krime lufte, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar qytetin e pushtuar të Mariupolit.
Të dielën Kremlini ka njoftuar se kjo është vizita e tij e parë në territoret e pushtuara nga Rusia në rajonin e Donbasit të Ukrainës, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Pas arritjes së tij, ai vizitoi disa lokacione në qytet dhe foli me disa banorë vendas. Vizita e tij vjen pasi Putin shkoi në Krime për të shënuar nëntëvjetorin e aneksimit të gadishullit të Detit të Zi nga Ukraina, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash, mediat ruse raportojnë se Putin takoi në Rostov edhe komandantin e lartë të operacionit ushtarak në Ukrainë, përshfirë edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov, në postin komandues Rostov-on-Don në Rusinë jugore. Rusia filloi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar. Luftimet mbi Mariupol, në rajonin e Donetskut, filluan në shkurt dhe vazhduan derisa Rusia mori robër mbrojtësit e fundit të qytetit në maj, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










