Ukraina
Urdhërarresti për Putinin, i justifikuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të ngritur akuzë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, është i justifikuar. “Mendoj se është e justifikuar. Megjithëse ne nuk e njohim, mendoj se jep një mesazh shumë të fortë”, tha Presidenti amerikan, Joe Biden, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mirëpriti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke theksuar edhe rëndësinë e saj. “Nuk kam shumë për të shtuar. Askush nuk është mbi ligjin. Kjo është një shtyllë shumë e rëndësishme e ligjit ndërkombëtar. Të gjithë e dimë se Gjykata Ndërkombëtare Penale është një institucion i rëndësishëm, mandati i së cilës është dhënë nëpërmjet traktateve ndërkombëtare”, tha Kancelari Scholz, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Të premten Gjykata Ndërkombëtare njoftoi se ka lëshuar urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nën dyshimin se ka kryer krime lufte, specifikisht rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.
“Sot, më 17 mars 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar dy fletëarreste në lidhje me situatën në Ukrainë, për Vladimir Putinin, President i Federatës Ruse dhe për Maria Lvova-Belovan, Komisionere e Zyrës së Presidentit rus për të Drejtat e Fëmijëve, të akuzuar për krimin e luftës së deportimit të fëmijëve nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Ndalohet nga ligji ndërkombëtar që fuqitë pushtuese të transferojnë civilë nga territori ku jetojnë, për në territore të tjera. Fëmijët gëzojnë mbrojtje të posaçme sipas Konventës së Gjenevës”, tha Piotr Hofmanski, President i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










