Ukraina
Lufta në Ukrainë i varfëroi edhe qytetarët e Kosovës
Në një vit kalendarik sa është bërë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, prodhuesit vendorë në Kosovë thonë se iu është shtrenjtuar edhe lënda e parë në disa prodhime, e po ashtu edhe ngritja e çmimit të naftës ka ndikuar që t’u varfërohet xhepi.
Qytetarët thonë se për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, e kanë përgjysmuar listën e produkteve që po blejnë, ndërkaq pagat thonë se nuk janë rritur asnjë cent.
Edhe ekonomistët thonë se sfida që ka sjellë në Kosovë lufta në Ukrainë nuk është lexuar nga Qeveria, e cila sipas tyre, ka qenë e paaftë të përballet me inflacionin, e po ashtu nuk ka tërhequr asnjë investitor që ka ikur nga zona e luftës.
Mbi qindra hektarë tokë të Ukrainës janë të mbjella me farën e lulediellit.
Nga puna e bujqve në Ukrainë është i varur edhe një prodhues që ndodhet 1.491 kilometra larg.
Është Agim Humolli, prodhues vendor i disa produkteve, prodhimin e të cilave thotë se e ka vështirësuar lufta në Ukrainë.
“Ne kemi importuar prej Ukrainës fara të kungullit, fara luledielli, arra, këto edhe me fillimin e luftës është ndërprerë furnizimi shkaku që nuk kishim mundësin me e pranua mallin. Pastaj kur filluan me lëvizë me qarkullua malli, po ndryshojnë çmimet shumë”, ka thënë Humolli.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












