Lajme
Ambasada e Kosovës në Bernë kremtoi përvjetorin e 15-të të Pavarësisë
Të pranishëm ishin personalitete nga politika, biznesi e kultura. Morën pjesë edhe diplomatë e deputetë, si dhe përfaqësues së institucioneve zvicerane
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka mbajtur mbrëmë pritjen festive për të shënuar 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm personalitete të shumtë nga politika, biznesi e kultura. Aty morën pjesë diplomatë e deputetë, si dhe përfaqësues së institucioneve zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, të ftuar ishin edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar të diasporës, drejtues së bizneseve e shoqërisë civile, mediat, që veprojnë në Zvicër si dhe miq zviceran nga fusha të ndryshme.
Pas ardhjes së mysafirëve, në një atmosferë mes urimesh, ceremonia filloi përmes interpretimit të himnit të Kosovës e performuar live nga DUO EAST.
Nikoqir i kësaj ceremonie ishte ambasadori i republikës së Kosovës në Zvicër, zotëri Sami Ukelli, i cili mbajti një fjalim urimi me ç’ rast përmblodhi arritjet diplomatike falë marrëdhënieve të mira mes këtyre dy shteteve, Kosovës dhe Zvicrës.
“Në këtë përvjetor ne kujtojmë me mirënjohje të thellë gjithë miqtë tanë që i kontribuuan lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të Kosovës” u shpreh mes tjerash, zotëri Ukelli.
Ai gjithashtu tha se diaspora ka luajtur rol të veçantë në shtetndërtimin, e sidomos në aspektin e ndryshimit të imazhit, njohjes përtej kufijve, falë afarizmit, artit, kulturës e sportit.
“Ajo që neve na duhet ende për t’u përmirësuar si komunitet qëndron në rrafshin ekonomik, investimet dhe këmbimin tregtar. Ka aq shumë potencial të diasporës shqiptare në Zvicër që duhet të shërbejë si urë lidhëse me komunitetin zviceran. Ne duhet t’i shtojmë përpjekjet tona për ta bërë më tërheqës tregun kosovar që të vijnë dhe të investojnë në shtetin tonë të ri” shtoi ambasadori Sami Ukelli gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve.
Prania e diplomatëve zviceranë sigurisht që i dha peshë kësaj mbrëmje. E ftuar për të mbajtur një fjalim ishte edhe zonja Livia Leu, sekretare e shtetit për punët e jashtme dhe kryenegociatore për negociatat me Bashkimin Evropian.
Ajo gjatë fjalimit përkujtoj momentin kur nga zyrtarët zviceran, me datën 27 shkurt 2008 ishte bërë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Zvicra, shkruan albinfo.ch. Ajo tha se kjo ishte bërë në shërbim të paqes dhe stabilitetit dhe se njohja kishte ndikim pozitiv për Kosovën në raport me shtetet tjera evropiane.
Shënimi i përvjetorit së 15-të të pavarësisë vazhdoi me muzikë të lehtë në sfond dhe takime miqësore mes të ftuarve.
Teksti Alisa Buzhala
Fotot: Armend Berisha
Më shumë fotografi: Galeri
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja