Lajme
Modelja shqiptare pjesë e “Germany’s Next Topmodel”
Elsa Latifaj, nga Baden, imazh bukurie në Austri
Modelja shqiptare, Elsa Latifaj, 18-vjeçare, e rritur në Baden,(Austri) tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve televizive gjermane, shkruan albinfo.at.
Bukuroshja nga Drenica është bërë pjesë e shou programit”Germany’s Next Topmodel” i cili transmetohet çdo të enjte në televizionin gjerman “Pro 7”. Ky program televiziv ka startuar për këtë vit me 16 shkurt, ndërkohë është prodhim i modeles gjermane, Heidi Klum.
Që në moshë të re Elsa kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
Ëndrra e saj është që një ditë të bëhet pjesë e “Victoria’s Secret”. Profesioni i saj është frizere.
“Dua të jem “Germany’s Next Topmodel” më 2023, sepse më pëlqen të jem para kamerës, të tërheq vëmendjen dhe të provoj gjithmonë diçka të re. Besoj se mund të bësh gjithçka nëse e vendos mendjen”, shprehet ajo.
Elsa është një fytyrë e re e modës, delikate, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes. /Albinfo.at



Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











