Kosova
Osmani dekoron pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan Turqinë
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se të pranishëm ishin edhe familjarë të pjesëtarëve të FSK-së e ambasadorë të të dyja vendeve përkatëse. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë FSK-ja ka dëshmuar se jo vetëm që është e gatshme t’i mbrojë kufijtë e Kosovës, por edhe t’u dalë në ndihmë shteteve.
“Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për tu ofruar ndihmë të plagosurve”. “Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme, por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, tha Osmani. Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë falënderoi autoritetet kosovare për ndihmën e dalë pas tërmetit në shtetin e tij. “U jemi mirënjohës popullit të Kosovës për ndihmën e ofruar popullit tonë. Ky akt tregon se miqësia jonë është e fuqishme dhe solide, prandaj ju falënderoj të gjithëve”, tha ambasadori turk në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










