Kriza në Ukrainë
Lufta në Ukrainë do t’i kushtojë Gjermanisë qindra miliardë dollarë
Lufta në Ukrainë do t’i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro, ose rreth 4% të prodhimit të saj të brendshëm bruto, PBB, deri në fund të vitit, tha kreu i tha Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (Deutscher Industrie und Handelskammertag, DIHK).
Kjo do të thotë se PBB-ja për frymë në ekonominë më të madhe të Europës do të jetë 2000 euro më e ulët, tha shefi i DIHK-së Peter Adrian.
Industria përbën një pjesë më të madhe të ekonomisë gjermane krahasuar me shumë vende të tjera, dhe sektori bazohet kryesisht në konsum të madh energjie, që do të thotë se kompanitë gjermane janë goditur veçanërisht rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë, e cila vitin e kaluar arriti nivele rekord në Europë.
Industria gjermane do të paguajë rreth 40% më shumë për energji në vitin 2023 sesa në 2021, përpara krizës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, tha një studim nga Allianz Trade muajin e kaluar.
“Perspektiva e rritjes për 2023 dhe 2024 është gjithashtu më e ulët se në shumë vende të tjera.
Gjermania, e cila për dekada mbështetej në gazin relativisht të lirë të gazsjellësit rus, tani ka çmime veçanërisht të larta të energjisë në krahasim me Shtetet e Bashkuara, që kanë rezervat e veta të gazit natyror, ndërsa Franca ka energji të bollshme bërthamore.
Aktualisht, çmimi i gazit është rreth tre deri në pesë herë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara dhe energjia elektrike është katër herë më e shtrenjtë se në Francë./Reuters
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











