Ukraina
Britania, vendi i parë që do të dërgojë armë me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të “dyfishojnë mbështetjen ushtarake” për Ukrainën.
Ai thotë se në vitin 2023, Britania e Madhe do të barazojë ose do ta tejkalojë shifrën prej 2.6 miliardë eurove që investoi vitin e kaluar në Ukrainë.
I pyetur nëse Britania e Madhe do të sigurojë armë me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin Krimenë, Sunak thotë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet, raporton skynews.
Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i parë që do t’u sigurojë forcave ukrainase armë me rreze më të gjatë veprimi, thotë ai.
“Të kemi një kundërofensivë që e largon Rusinë jashtë vendit [të Ukrainës]: Unë mendoj se kjo është plotësisht e arsyeshme dhe ne duhet të qëndrojmë pas Ukrainës në atë ambicie dhe duam që kjo ambicie të ketë sukses”, pohoi i pari i qeverisë britanike.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











