Ukraina
Evropa me paketë mbështetjeje prej mbi 220 milionë euro për Ukrainën
Aftësia mbrojtëse e Ukrainës do të rritet përmes një fondi ndërkombëtar prej shumë milionë eurosh, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo e fundit dhe vendet e tjera evropiane kanë rënë dakord për një paketë fillestare të mbështetjes me vlerë më shumë se 224 milionë eurove, raporton skynews.
Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace, deklaroi sot se “kjo paketë pajisjesh do të sigurojë një rritje të konsiderueshme të aftësive për forcat e armatosura të ukrainasve dhe do të mbështesë aftësinë e tyre për të mbrojtur vendin e tyre”.
Kjo paketë e parë do të përfshijë municione dhe pjesë rezervë tankesh, si dhe pajisje për vëzhgim dhe zbulim.
Disa vende kanë kontribuar në Fondin Ndërkombëtar të udhëhequr nga britanikët për ukrainasit, duke përfshirë Holandën, Suedinë dhe Danimarkën.
Islanda dhe Lituania kanë mbështetur gjithashtu fondin, i cili deri më tani ka arritur në 584 milionë euro.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












