Lajme
“Viza ekspres” viktimave të tërmetit për t’u strehuar te familjarët në Zvicër
Aktualisht është ende duke u sqaruar se në çfarë shkalle marrëdhëniesh familjare njerëzit konsiderohen "të afërm"
Pasi që mijëra njerëz kanë ngelur të pastrehë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të rëndë që ka ndodhur atje ditë më parë, Qeveria federale tani planifikon t’u japë përparësi aplikimeve për viza nga shtetasit turq dhe sirianë që kanë të afërm në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Departamenti i Punëve të Jashtme po ashtu po dërgon staf shtesë në Stamboll për të ofruar mbështetje.
Viktimat e tërmetit, që kanë të afërm të afërt në Zvicër, mund të përfitojnë nga oferta.
Lehtësimit të procedurës së vizave për kategorinë e përmendur e ka konfirmuar Reto Kormann, zëvendësshef i komunikimit në Sekretariatin Shtetëror për Migracionin, për 20 minuten. Ky opsion ekziston edhe për sirianët e prekur – por ndryshe nga Turqia, ka shumë më pak qytetarë sirianë që jetojnë në Zvicër.
Personat që kanë humbur shtëpinë ose banesën si pasojë e tërmetit të rëndë të së hënës mund të përfitojnë nga oferta, transmeton albinfo.ch. Prandaj ata tani do të kenë mundësi të jetojnë me të afërm të afërt në Zvicër për momentin. Për këtë, ata mund të paraqiten në Konsullatën e Përgjithshme të Zvicrës në Stamboll ose në Ambasadë në Bejrut me një të ashtuquajtur “Formulari i Fast Track” për arsye urgjente mjekësore.
Aktualisht është ende duke u sqaruar se në çfarë shkalle marrëdhëniesh familjare njerëzit konsiderohen “të afërm”.
Staf shtesë për Konsullatën në Stamboll
Këto aplikacione më pas do të shqyrtohen me kujdes në Zvicër. Për të përballuar barrën shtesë të pritshme, Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Sekretariati Shtetëror për Migracionin njoftuan se do të dërgojnë staf shtesë në Stamboll.
Ende duhet të shqyrtohet nëse qasja zvicerane është në përputhje me ligjin Shengen, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, ka ende disa pyetje që duhen sqaruar gjatë zbatimit, shkruhet në përgjigjen e Departamentit të Drejtësisë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













