Kosova
Lajçak pas takimit me Kurtin: Marrëveshja për asociacionin duhet të zbatohet
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas përfundimit të takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Lajçak ka thënë se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është çështja e planit evropian si dhe Asociacioni.
Ai bëri të ditur se janë përmendur gjashtë kushtet e parashtruara nga Kurti lidhur me Asociacionin.
I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajcak.
Ai shtoi se vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte, dhe se kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












