Shkurt.ch
Nga 3 marsi, Zvicra lëshon një kartë të re identiteti
Të gjitha kartat e identitetit ("Ausweis"-at) të lëshuara më parë mbeten të vlefshme deri në datën e skadencës, të shënuar në to
Karta e re zvicerane e identitetit (“Ausweis”-i ose ID) do të lëshohet nga 3 marsi 2023. Ashtu si pasaporta e re zvicerane, edhe ID e re kombinon gjithashtu veçoritë më të fundit të sigurisë me një dizajn të ri, shkruan albinfo.ch. Pagesat për ID-në e re mbeten të njëjta.
Të gjitha kartat e identitetit të lëshuara më parë mbeten të vlefshme, bën të ditur Fedpol.ch.
Ashtu si pasaporta e re që u prezantua katër muaj më parë, ID zvicerane është përditësuar duke përdorur teknologjinë më të fundit të sigurisë. Disa elementë sigurie përmbahen në material, të tjerët krijohen gjatë prodhimit të kartës ose kur karta të jetë e personalizuar.
Për herë të parë në historinë e kartave zvicerane të identitetit, karta e re formon një familje kartash identiteti me një dizajn uniform së bashku me pasaportën e re.
Ashtu si pasaporta, ID e re do të lëshohet nga Zyra Federale për Ndërtimin dhe Logjistikën (BBL), transmeton albinfo.ch. Në BBL, karta personalizohet me të dhëna personale si emri i mbajtësit të kartës, data e skadencës dhe fotografia e pasaportës.
Marrja e ID-së së re
Të gjitha kartat e identitetit të lëshuara më parë mbeten të vlefshme deri në datën e skadencës, të shënuar në to. Personat që dëshirojnë të marrin një kartë të re identiteti mund të aplikojnë për një të tillë nga data 3 mars 2023 në një zyrë pasaportash ose në përfaqësinë përgjegjëse zvicerane jashtë vendit.
Në disa kantone, komunat ku jetoni gjithashtu lëshojnë karta identiteti. Ofertat e kombinuara që përfshijnë një pasaportë dhe një kartë identiteti mund të porositen gjithashtu nga zyrat e pasaportave kantonale
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












