Ukraina
Ukraina i kërkon BE-së që t’i shtojë më shumë sanksione Rusisë
Ukraina i kërkoi Bashkimit Evropian të enjten të vendosë më shumë sanksione ndaj Moskës, pasi disa nga zyrtarët e lartë të bllokut vizituan Kievin.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kryesoi një delegacion zyrtarësh që premtuan ndihmë ushtarake, financiare dhe politike përpara përvjetorit të parë të pushtimit të 24 shkurtit, shkruan Reuters.
“Evropa ka qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë, sepse ne e dimë se e ardhmja e kontinentit tonë po shkruhet këtu… kjo është një luftë e demokracive kundër regjimeve autoritare,” tha von der Leyen në një konferencë për shtyp në Kiev. Ajo pati një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskiy menjëherë pas mbërritjes së saj dhe të dy liderët do të mbajnë një samit të premten me Charles Michel, kryetar i 27 liderëve kombëtarë të BE-së.
Perëndimi shtoi premtimet për të ofruar më shumë armë në Ukrainë në janar.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









