Lajme
Herolinda Januzi kandidate për këshilltare në Kuvendin e Austrisë së Ulët
Të dielën me 29 janar do të mbahen zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Austrisë së Ulët (Niederösterreich). Në këto zgjedhje garon edhe shqiptarja, Herolinda Januzi
Herolinda Januzi është nga Gjakova, prej vitit vitit 1991 jeton në Austri. Nga viti 2015, ajo është asambliste në qytetin Spillern, komuna e Korneuburg. Prej shumë vitesh ka qenë pjesë e shumë iniciativave në qytetin e saj. Në baza vullnetare, Herolinda vepron si kryetare e shoqatës “Kinderfreunde” dhe organizon ngjarje të rregullta për fëmijë. Me profesion është asistente e menaxhmentit “Deutsche Leasing Austria”, shkruan albinfo.at
Në qytetin Spillern, partia socialdemokrate ka shumicën absolute. Por, shqiptarja 31 vjeçare tashme dëshiron të bëj një hap më përpara. Herolinda si anëtare e SPÖ kandidon për këshilltare në Kuvendin e Austrisë së Ulët (Niederösterreich). “Politika na shoqëron në jetën e përditshme. Që të përfaqësohen emigrantët apo personat e pafavorizuar social, këta persona duhet të përfshihen edhe në politikë”, thotë Herolinda.
Ajo ia kushton kohën politikës për ta bërë më të lehtë për brezin e ardhshëm dhe për të eliminuar dallimet mes fëmijëve. ”Politika e SPÖ-së është e përkushtuar për këtë. Që ne të krijojmë barazi për çdo fëmijë pavarësisht nga vjen dhe të kenë të njëjtën vlerë, unë e mbështes këtë parti”, thotë ajo për albinfo.at
Zonja Januzi shpreson që edhe komuniteti shqiptar të dal dhe të voton ditën e diel, por sipas saj më e rëndësishmja është që të ushtrojnë të drejtën e votës. “Shpesh dëgjoj se migrantët nuk e shohin rëndësinë e zgjedhjes. Ata duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sepse dalja në votime është themeli i një demokracie. Ndaj ju bëj thirrje që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre”, ka theksuar ajo.
Nëse zgjidhet si këshilltare e këtij Landi, qëllimet saj do të jenë. “ “Arsimi është një çështje kyçe. Unë jam e përkushtuar për kujdesin dhe edukimin falas të fëmijëve për të gjithë. Momentalisht kopshtet në Austrinë e Ulët janë falas vetëm paradite, dhe kjo duhet të ndryshoj” thotë Herlonda për albinfo.at
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?