Lajme
Bizneset zvicerane përgatiten për përshkallëzim me Kinën
Bizneset e vogla dhe të mesme zvicerane (SME), të orientuara drejt tregut aziatik, po zhvendosin prodhimin e tyre në Vietnam, Tajlandë ose Indi.
Me një vendndodhje të tillë të dytë, kompanitë mund të përgatiten për një përshkallëzim të mundshëm në Kinë, sipas një promovuesi kryesor të eksportit.
“Ne po shohim një prirje: “Kinë + 1”, tha Simone Wyss Fedele, kreu i organizatës së promovimit të eksporteve Switzerland Global Enterprise (S-GE), në një intervistë me Schweiz am Wochenende, përcjell Albinfo.ch.
Diversifikimi i kompanive aktualisht është i fokusuar në rajonalizimin në tregtinë ndërkombëtare, tha ajo.
“Kompanitë po gjejnë zhvillimin dhe prodhimin për Azinë në Azi, për Evropën në Evropë dhe për Amerikën në Amerikë. Globalizimi po bëhet rajonal”.
“Njerëzit në Kinë nuk janë më aq optimistë”, thekson tutje ajo.
Një ish-korrespondent zviceran në Shangai shpjegon se si disponimi i popullit kinez është errësuar gjithnjë e më shumë.
Pavarësisht rreziqeve, Kina mbetet shumë e rëndësishme, tha Wyss Fedele.
“Është partneri ynë i tretë tregtar më i rëndësishëm. Në të ardhmen ndoshta do të jetë vendi i dytë më i rëndësishëm pas SHBA-së”. Në rast urgjence, çdo kompani duhet të dijë se cilin vend të zgjedhë, tha ajo.
“Ne mendojmë se një formim i ngurtë blloku është i mundur, por nuk ka gjasa. Por, nëse bëhet fjalë për këtë, kompanitë zvicerane do të zgjedhin bllokun evropian – ky është reagimi që po marrim – dhe indirekt SHBA. Pa Evropë asgjë nuk është e mundur”, tha Wyss Fedele.
“Evropa në tërësi është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar dhe do të mbetet i tillë edhe për 20 vjetët e ardhshme”, u shpreh ajo./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











