Kriza në Ukrainë
Stoltenberg: Rusia planifikon sulme të reja, Ukraina ka nevojë për tanke luftarake
Rusia po planifikon ofensiva të reja, ne duhet t’i sigurojmë Ukrainës armë të rënda, deklaroi nga Berlini shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
”Ukraina ka nevojë për tanke luftarake për të zmbrapsur sulmet e Rusisë dhe për të çliruar territorin e saj”, theksoi ai.
Stoltenberg mirëpriti njoftimet e fundit nga aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Kanadanë, Danimarkën, Holandën dhe Suedinë në lidhje me mbrojtjen ajrore, mjetet luftarake të këmbësorisë dhe mjetet e blinduara.
Ai gjithashtu përshëndeti faktin që Britania e Madhe, Franca dhe Polonia janë të gatshme të furnizojnë tanke dhe tanke të lehta dhe u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të ndjekin drejtimin e tyre.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









