CH-Ballkani
Vazhdon rritja e çmimeve në Kroaci për shkak të Euros
Mediat kroate sulmojnë tregtarët, disa supermarkete dhe restorantet duke i akuzuar për përfitime nga ndryshimi i valutës
Bëhen gjithnjë e më të vështira blerjet e përditshme për kroatët. Hyrja në fuqi e euros, më 1 janar 2023, ka shkaktuar një rritje çmimesh të konsiderueshme. Përballë ankesave të konsumatorëve, pronarët e dyqaneve pranojnë se ka pasur ndryshime dhe ata janë detyruar të përshtasin çmimet dhe se për situatën e krijuar përgjegjës janë qytetarët që ende nuk dinë të menaxhojnë euron.
Kroacia regjistroi një inflacion prej 13.5% në muajin nëntor në një kohë që në eurozonë niveli ishte 10%. Aktualisht qindra inspektorë shtetërore kontrollojnë dyqane dhe markete në të gjithë vendin në kërkim të abuzimeve, por në nëntë ditë janë vendosur vetëm dy gjoba, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Prodhimet ushqimore dhe disa prej shërbimeve kryesore janë ato që kanë pësuar rritje rekord çmimesh, të cilat konsiderohen të pajustifikueshme nga qeveria. Mediat kroate sulmojnë tregtarët, disa supermarkete dhe restorantet duke i akuzuar për përfitime nga ndryshimi i valutës.
Indinjimi dhe zemërimi është shprehur dhe në rrjetet sociale me qytetarët që denoncojnë rritje çmimesh për bukën dhe gjalpin me 30%.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, akuzoi një pjesë të tregtarëve dhe sipërmarrësve se po përfitojnë nga tranzicioni valutor me anë të një sjelljeje të papërgjegjshme. Ai paralajmëroi për ndërhyrje të ashpra nëse deri të premten çmimet nuk do të kthehen në nivelin që ishin në 31 dhjetor, duke shtuar se qeveria ka mjete të forta, të cilat nuk do të hezitojë t’i përdorë. Një nga ndërhyrjet e paralajmëruara nga Plenkoviç është rritja e taksave, anulimi i subvencioneve për gazin dhe energjinë, si dhe ngrirja e çmimeve në nivelet e muajit dhjetor për qindra artikuj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










