Kosova
Kurti këtë javë për vizitë në Austri
Albin Kurti do të vizitojë Vjenën të enjten
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Vjenën të enjten, është bërë e ditur nga kryeqyteti austriak, përcjell albinfo.at.
Zyra e kancelarit federal austriak, Karl Nehammer, ka konfirmuar vizitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për këtë javë.
Kryeministri Kurti, do të mirëpritet nga Kancelari Federal, Karl Nehammer me nderime ushtarake. Pas një takimi të përbashkët pune, është planifikuar një konferencë për media.
Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë të enjten, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’.
Ndryshe kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.
Kosova dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë në shumë fusha.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











