Ukraina
Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Sisteme më të sofistikuara mbrojtëse Kievit
Liderët e vendeve të NATO-s po takohen në Rumani për të përforcuar mbështetjen për Ukrainën përballë sulmeve të intensifikuara ruse.
Shefi i Aleancës deklaroi se prioriteti numër një është të forcohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, për të shmangur shkatërrimin e mëtejshëm. Ai shtoi se Perëndimi duhet të ofrojë sisteme armatimi më të sofistikuara.
“Mesazhi nga të gjithë aleatët është se duhet të bëjmë më shumë, si për të ndihmuar Ukrainën në riparimin e infrastrukturës së shkatërruar, ashtu edhe për të adresuar sulmet ruse, duke ofruar më shumë sisteme mbrojtëse ajrore. Kjo do të thotë që pjesërisht të japim më shumë sisteme armatimi, por edhe të sigurohemi që sistemet që kemi dhënë, shumica e të cilëve kanë qenë të standardeve moderne të NATO-s, të jenë funksionale”, tha Stoltenberg.
Në konferencën dyditore, Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë një paketë të rëndësishme ndihme në mbështetje të rrjetit energjetik ukrainas, që po goditet rëndë nga sulmet ruse./Euronews
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












