Kosova
Dallimet mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës: Paga, martesa dhe vetura
Shqiptari mesatar i Kosovës është më i ri se ai në Shqipëri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, nuk ka automjet dhe e ndan shtëpinë me më shumë persona

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave”, por edhe të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për të krahasuar profilin e një shqiptari mesatar me profilin e një shqiptari të Kosovës.
Referuar këtyre shifrave del në pah se shqiptari i Kosovës është rreth 8 vjet më i ri. Mosha mediane në Shqipëri fiksohet në 38.2 vjeç, ndërsa sipas “Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, ky tregues llogaritet në 30.5 vjet.
Ndërkohë që mosha mesatare kishte diferenca të ndjeshme mes dy profileve, të dhënat tregojnë se mosha mesatare e martesës mes një shqiptari të Shqipërisë dhe një shqiptari të Kosovës nuk ka shumë diferenca. Sipas kryqëzimit të të dhënave mes “Institutit të Statistikave dhe “Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, del se një shqiptar i Kosovës martohet një vit më i ri se një shqiptar i Shqipërisë. Mosha mesatare e martesës në Kosovë llogaritet në 29 vjeç, ndërkohë që në Shqipëri ky tregues llogaritet në 30 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave, një shqiptar i Kosovës paguhet më shumë se një shqiptar i Shqipërisë. Paga mesatare neto në Shqipëri për vitin 2021 është llogaritur në 406 euro, ndërkohë një shqiptar i Kosovës paguhet mesatarisht në muaj 432 euro. Pra, një shqiptar i Kosovës paguhet rreth 26 euro më shumë, përcjell albinfo.ch.
Po si ndryshon madhësia e familjes mes dy vendeve? Në Kosovë familjet janë më të mëdha se në Shqipëri. Shifrat tregojnë së një shqiptar mesatar i Kosovës jeton në një familje të përbërë prej 4.85 personash, ndërkohë që një shqiptar jeton në një familje prej 3.7 anëtarësh.
Po të analizojmë të dhënat mbi posedimin e një automjeti, shifrat tregojnë se në Shqipëri numërohen rreth 237 automjete për 1,000 banorë ose e thënë ndryshe, 1 në 4 persona në vendin tonë zotërojnë një automjet. Nga ana tjetër, të dhënat për Kosovën nuk përbëjnë ndonjë diferencë të madhe. Kosova regjistron rreth 224 automjete për 1,000 banorë.
Por sa gjatë pritet të jetojnë qytetarët e secilit vend? Të dhënat tregojnë se shqiptari i Kosovës pritet të jetojë 76.7 vjet, pra 0.7 vjet më pak se shqiptarët e Shqipërisë, të cilët e llogarisin këtë tregues në 77.4 vjet.
Pra, mund të themi se shqiptari mesatar i Kosovës është më i ri se ai në Shqipëri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, nuk ka automjet dhe e ndan shtëpinë me më shumë persona.
Vlen të përmendim se ky është një profil hipotetik i një shqiptari të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, bazuar në tregues të cilët i janë referuar statistikave zyrtare.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri