Lajme
Gjermani: Rritje befasuese e prodhimit
Sipërmarrjet gjermane, të mbërthyera nga inflacioni, kriza energjetike, lufta në Ukrainë dhe mungesa e materialeve, arritën megjithatë ta rrisin prodhimin e tyre në shtator. Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë së bashku prodhuan 0.6 për qind më shumë se në muajin e kaluar, njoftoi sot (07.12.) Zyra Federale e Statistikave. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur një rritje prej vetëm 0.2 për qind.
Lajmet negative shtohen
Në gusht, prodhimi ra më tej me 1.2 për qind (shifër e rishikuar). Kjo shifër ishte madje 2.6 për qind më e lartë se në shtator 2021. E megjithatë rënia e fundit e porosive që vijnë si dhe indeksi i klimës së biznesit ifo, e cili ka rënë prej muajsh, vazhdojnë të flasin për një recesion në semestrin e dimrit, siç shpjegohet nga kryeekonomisti i Commerzbank-ës, Jörg Krämer. “Megjithatë, ky (recesion) nuk duhet të jetë aq i thellë sa gjatë krizës së koronas, për sa kohë sa depozitat e gazit të mbushura mirë dhe furnizimet e larta të gazit e përjashtojnë racionimin e gazit.”
Këtë e tregon edhe një sondazh i institutit ifo në Mynih. Sipas këtij sondazhi, sipërmarrjet aktualisht shqetësohen shumë më pak për ekzistencën e tyre sesa gjatë fazës së rritjes së koronas. Sipas të dhënave të publikuara në fund të tetorit, ekzistencën e tyre të kërcënuar e shohin 7.5% e sipërmarrjeve. Në qershor 2020, ato ishin 21.8%. “Përballë ngadalësimit të ndjeshëm ekonomik, sipërmarrjet po tregohen shumë të fuqishme”, ky ishte përfundimi i ekspertit të ifo-s Klaus Wohlrabe.
Kohët e fundit, megjithatë, lajmet negative nga ekonomia janë shtuar, me ekonominë që ka të ngjarë të rrezikohet nga një recesion teknik sipas shefit të Bundesbank-ës Joachim Nagel. Kjo do të thotë tkurrje për dy tremujorë radhazi në produktin e brendshëm bruto. Porositë e reja ranë me 4.0 për qind në shtator. Çmimet e larta të energjisë dhe ngadalësimi i ekonomisë globale po ndikojnë gjithashtu tek eksportuesit: eksportet u tkurrën me 0.5 për qind në shtator.
Sektorët me nevojë të madhe energjetike, ende nën presion
Kostot e larta vazhdojnë të ndihen veçanërisht në sektorët me kërkesa të larta për energji. Prodhimi atje përsëri ra me 0.9 për qind. Ndër këto degë, zyra e statistikave numëron në radhë të parë produktet kimike dhe prodhimin e përpunimin e metaleve. Industria e përpunimit të naftës, prodhimi i qelqit dhe qeramikës, si dhe prodhimi i letrës dhe kartonit gjithashtu kërkojnë shumë energji.
“Rënia masive në industritë me kërkesa të mëdha për energji do të vazhdojë të ushqejë debatin rreth kërcënimit të çindustrializimit”, tha ekonomisti i LBBW, Jens-Oliver Niklasch. Nga ana tjetër, është një “shenjë e mirë që industria në tërësi po tregohet relativisht e qëndrueshme, edhe në kushte kaq të vështira”.
Prodhimi i pastër industrial – domethënë industria përpunuese pa përfshirë energjinë dhe ndërtimin – u rrit 0.7 për qind. Në plan vjetor, prodhimi industrial ishte 4.2 për qind më i lartë se një vit më parë. Industritë me kërkesa të mëdha për energji prodhuan 9.7 për qind më pak./dw
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














