Kosova
Kjo është skema e cila po iu funksionon emigrantëve shqiptarë në Britani
Këtë skemë kanë nisur të përdorin shqiptarët ilegalë në Britaninë e Madhe. Sipas autoriteteve angleze, kjo skemë ka funksionuar në 90% të rasteve.
“Viktima të skllavërisë moderne”. Kjo është skema që kanë nisur të përdorin shqiptarët ilegalë në Britaninë e Madhe. Sipas autoriteteve angleze, kjo skemë ka funksionuar në 90% të rasteve.
Duke cituar shifrat e Home Office si burim.‘ britanika The Telegraph ka raportuar se shqiptarët që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne lejohen të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar në 90 % të rasteve, përcjell Albinfo.ch.
Sipas raportit, një numër rekord prej 3,467 shqiptarësh kanë deklaruar se janë viktima të trafikimit në 9 muajt e parë të këtij viti, gati 1,000 më shumë se totali prej 2,547 i vitit të kaluar.
Ky raport vjen në një kohë që rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Britanik ka marrë vëmendjen e të gjithëve me 12,000 shqiptarë që kalojnë këtë kanal vetëm këtë vit.
Edhe ministrat britanikë kanë pohuar se shqiptarët po abuzojnë me ligjin e ‘skllavërisë moderne’ për të shmangur largimin nga Mbretëria e Bashkuar.
Të dhënat, të publikuara ditën e enjte, tregojnë se 91 % e shqiptarëve ishin të suksesshëm në aplikimin e tyre, gjë që bënte të mundur që pretendimi i tyre fillestar të gjykohej si “bazë e arsyeshme” për t’u shqyrtuar plotësisht nga ekspertët e Home Office, duke u dhënë të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky proces aplikimi zgjat mesatarisht 561 ditë, sipas shifrave, kohë gjatë së cilës ata kanë të drejtën e strehimit, jetesës, ndihmës juridike dhe këshillimit. Gati 90 për qind e tyre janë më pas të suksesshëm ndërsa ka dhe të tjerë që arratisen nga qendrat e strehimit duke bërë që autoritetet britanike tua humbin gjurmët.
Aktualisht, ministrat po shqyrtojnë planet për të reformuar Aktin e Skllavërisë Moderne për të parandaluar që shqiptarët ose të tjera komunitete, ta përdorin atë për t’iu shmangur deportimit.
Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, i tha Parlamentit në fillim të kësaj jave se: “Nëse ata njerëz janë vërtet viktima të skllavërisë moderne, ata duhet ta kërkojnë atë mbrojtje në Shqipëri.”
Shifrat e Home Office treguan se 1,310 shqiptarë pretenduan se ishin viktima të skllavërisë moderne në tremujorin e tretë të këtij viti, 15 % më shumë se tremujori i kaluar dhe më shumë se dyfishi i numrit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shqiptarët tani përbëjnë 28.6 % të të gjitha pretendimeve për skllavërinë moderne, nga 14 % në 2020.
Një rekord prej 4,586 viktimash të mundshme të skllavërisë moderne u referuan në Zyrën e Brendshme midis korrikut dhe shtatorit. Kjo është 10 % më shumë se tre muajt e mëparshëm dhe 38 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














