Kriza në Ukrainë
Bombardime masive në kryeqytetin e Ukrainës, mbi 80 përqind e Kievit pa energji
Një tjetër javë ka nisur mes sulmeve e bombardimeve në Ukrainë. Rusia shënjestroi infrastrukturë kritike rreth vendit, duke lënë pa ujë rreth 80 për qind të kryeqytetit Kiev dhe pa energji të paktën 350 mijë banesa. Dy shpërthime u raportuan në kryeqytet.
“Specialistët po bëjnë të pamundurën për të rikthyer ujin në apartamente për banorët e Kievit”, tha Vitaliy Klitschko, transmeton cnn përcjell Albinfo.ch.
Infrastruktura kritike u godit edhe në qytetin verilindor të Harkiv, në rajonin e Vinitsia dhe Zaporizhia. Në Dnipro, rusët shënjestruan një hidrocentral. Forcat e mbrojtjes ajrore në Kiev thanë se kishin rrëzuar 44 nga 50 raketa kruz të lëshuar nga Moska.
“Mëngjesin e 31 tetorit, Rusia lëshoi një seri sulmesh me raketa kundër infrastrukturës kritike në Ukrainë. 18 raketa kruz u rrëzuan nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore, 13 nga Komanda Operacionale Jugore, 9 nga ajo Lindore dhe 5 nga Komanda Operacionale Perëndimore”, deklaruan Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës.
Vala e re e agresionit vjen pasi Rusia fajësoi Ukrainën për një sulm me dron ndaj flotës së saj të Detit të Zi, në gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Një luftanije në qytetin-port të Sevastopolit u dëmtua në një sulm me dron, që sipas Rusisë, ishte kryer nga ushtarë ukrainas të trajnuar nga specialist britanikë. Ukriana nuk ka komentuar, ndërsa Londra foli për gënjeshtra të nivelit epik. Ngjarja shtyu Moskën të njoftojë tërheqjen nga ujdia për eksportin e drithërave nga Ukraina. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, që ka ndërmjetësuar për marrëveshjen, tha se do të vijojë përpjekjet për t’i shërbyer njerëzimit, pavarësisht hezimit të Moskës. Ekipet turke dhe të OKB-së rinisën inspektimet sipas ujdisë.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













