Kosova
Autostradat në Gjermani do “të prodhojnë” energji elektrike
Në Gjermani këtë vit do të nisë zbatimi i një projekti pilot
Autostradat mund të përdoren gjithashtu për të prodhuar energji elektrike, duke përdorur panele diellore, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani këtë vit do të nisë zbatimi i një projekti pilot, në kuadër të të cilit një pjesë e autostradës do të mbulohet me module fotovoltaike.
Sipas planit, themelet për ndërtimin do të vendosen para fundit të vitit. Kompania gjermane Autobahn GmbH njoftoi se struktura e çelikut, e cila përfshin elementë fotovoltaikë, duhet të instalohet në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2023.
Segmenti i parë, me përmasa 10 me 17 metra, do të ngrihet rreth 5.5 metra mbi rrugë. Struktura do të ndërtohet në një pjesë të rrugës dhe zonës së pushimit pranë qytetit të Zingen, në shtetin federal të Baden-Württemberg.
Projekti pilot do të shqyrtohet për më shumë se një vit, gjatë të cilit do të kryhen matje dhe hulumtime të ndryshme dhe më pas do të analizohen mundësitë për funksionimin e vazhdueshëm të objekteve të tilla speciale.
Po kështu mendon edhe Zvicra, ku qeveria po shqyrton se cilat pjesë të autostradës janë të përshtatshme për t’u mbuluar me panele diellore. Teorikisht, të gjitha rrugët që nuk kalojnë nëpër tunele janë të pranueshme.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












