Lajme
Hapet “Shkolla shqipe” në Langnau të Kantonit të Bernës
“Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare.
Nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësuesen Leonora Zoto dhe koordinatorin e shkollës shqipe në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiun
Dje, me datën 19 tetor 2022 ishim në hapjen e pikës shkollore në gjuhën shqipe në Langnau të Kantonit të Bernës. Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare ishte shndërruar në “zgjua bletësh”. Nxënës të cilët kishin ardhur në ditën e parë të mësimit ishin mjaft të motivuar nga dëshira e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën e nënës. Buzëqeshjet e tyre ishte diçka të veçanta, të bukura, hyjnore. Fytyrat iu shndrisnin nga gëzimi. Ata edhe pse për nga mosha dalloheshin, të gjithë për një ditë po fillonin mësimin në gjuhën amtare.

Fakt është se “Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare..
Klasa ku gjithë ata nxënës mësonin të dallonin shkronjat e shqipes, fjalët dhe gjërat elementare të saj dukej si një “zgjua bletësh” ku secili mundohej të punonte më shumë apo të merrte me vete sa më shumë shkronja dhe fjalë nga gjuha amtare. Një atmosferë mbresëlënëse ku Amelia, Ensari, Tara, Tuana, Amara, Aroni, Andi, Grita, Arjana, Alea, Riadi, Leona, Leonisi, Leo, Bleroni, Alina, Lediana, Eliana, Elisa, Lauresa, Diari, Edoniti, Ledioni etj. të cilët me përkushtim mundoheshin të merrnin sa më shumë dituri nga orët e para mësimore.

Javëve të fundit prindërit së bashku me koordinatorin e “Shkollës shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiun pas disa konsultimeve dhe angazhimeve me prindërit e tjerë, së bashku edhe me mësuesen Leonora Zoton arritën suksesshëm t`i hapin dyert e shkollës shqipe me qëllim që fëmijët ta kenë sa më afër shkollën ku do të mësojnë në vazhdim gjuhën amtare. Ajo që bie në sy ishte gatishmëria e prindërve për t`i dërguar fëmijët në shkollën shqipe si dhe të lumtur që fëmijët e tyre shkollën e kanë shumë afër dhe vetë mund të shkojnë në shkollë. Pas mësimit, mësuesi dhe koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër së bashku me mësuesen Leonora Zoto i njoftuan prindërit për rregullat e shkollës, detyrat e përbashkëta me qëllim që pika shkollore të funksionoj sa më mirë. Siç u tha dhe nga prindërit në ditët në vazhdim do të vijnë edhe fëmijë të tjerë, si dhe nga java e ardhshme mësimi fillon në dy grupe, në grupin e parë janë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe në grupin e dytë nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë.
Shkruan: Isuf Ismaili
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











