Kosova
KSHZ: Rreth odisesë 22 vjeçare të mërgatës me Kartonin e Gjelbër
Më në fund e kuptuan... (Koment i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës lidhur me zhvillimet në Kosovë rreth Kartonit të Gjelbër
Më 6 tetor 2022 Byroja Kosovare e Sigurimit përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se paska plotësuar kushtet për anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Nuk zgjati shumë dhe zonja Sandra Schwarz, presidente e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër në Bruksel, tha që Kosova nuk mund të bëhet anëtare, pasi nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Znj. Schwarz i propozoi njëkohësisht Byrosë Kosovare që të nënshkruajë memorandumet e mirëkuptimit me vendet anëtare.
Menjëherë reagoi drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare dhe tregohet i gatshëm qysh atë ditë, pra më 6 tetor 2022 të nënshkruajnë marrëveshje teknike me çdo shtet mik dhe me çdo anëtar të grupit regjional. Shtrohet pyetja, pse duhet të presë mërgata mbi 20 vjet për këtë hap të propozuar shumë vjet më parë? Ne si Kuvend i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) jemi angazhuar që nga fillimi për këtë zgjidhje.
KSHZ qysh në vitin 2015 i ka shkruar ministrit të atëhershëm, z. Valon Muratit një letër të hapur, në të cilën u skicua pikërisht kjo zgjidhje dhe u propozua që të ndiqet kjo rrugë, pasi që nga një analizë e detajuar nga ana e juristëve të KSHZ-së shpejt rezultoi që nuk lejohej anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër pa qenë Kosova anëtare e OKB-së. Nga KSHZ iu ofrua ministrisë ndihma në arritjen e marrëveshjes bilaterale me Zvicrën.
Sot, shtatë vjet më vonë, Byroja e Kosovës pretendon se i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim edhe pse Kosova akoma nuk është anëtare e OKB-së. Mbështetur në deklaratat e cekura më lart, së paku mund të thuhet që profesionaliteti dhe serioziteti i tyre nuk është askund. Por, nëse nuk e paskan ditur se anëtarësimi në OKB është kusht për t’u bërë anëtare e Byrosë të Kartonit të Gjelbër, atëherë kanë pasur mundësi ta dinë edhe nga shkresa jonë e detajuar. Nuk besojmë që me të vërtetë nuk e kanë ditur një gjë kaq të thjeshtë. Qysh në vitin 2015 ua kemi treguar edhe mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale me shtete ku jeton mërgata jonë. Këtë e kemi përsëritur në takime të ndryshme me ministra të ndryshëm dhe në shkrime nëpërmjet mediave. Por, kjo ‘‘mosdije‘‘ e Byrosë Kosovare sipas të gjitha gjasave ka ndodhur me qëllim për ta stërzgjatur procesin edhe më shumë dhe kështu për t’ua nxjerrë nga xhepi mërgatës edhe për një kohë të gjatë të hollat për sigurime. Nuk u ngopen dhe nuk do të ngopen. Edhe mbulesa e polisave nga ana e qeverisë nuk është zgjidhje, sepse ato bëhen me të hollat e taksapaguesve dhe në fund shkon në kurriz të popullit të Republikës së Kosovës. Kjo çështje do të zgjidhej moti kohë më parë po të kishte vullnet nga qeveria dhe nga kompanitë e sigurimeve. Marrëveshjet bilaterale me shtete duhet të ishin nënshkruar në të kaluarën. Kompanive të sigurimeve dhe Byrosë së Kosovës nuk i ngutet, ata i mbushin xhepat e tyre, qoftë nga mërgata drejtpërdrejt ose nga buxheti edhe ashtu i vogël i Republikës së Kosovës.
Më në fund e kuptuan apo deshën ta kuptojnë, se shumë kohë e humbur ka shkuar në favor të kompanive të sigurimeve, e në dëm të mërgatës e të buxhetit të Republikës së Kosovës. Kërkojmë që menjëherë të fillojnë bisedimet me shtete veç e veç për arritjen e marrëveshjeve, në mënyrë që për pushimet e verës 2023 të rregullohet kjo çështje, pasi që koha deri atëherë mjafton.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












