Kosova
Berisha thotë se Rama është kundër Kurtit
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka thënë se kryeministri Edi Rama, është kundër homologut të tij kosovar Albin Kurti.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se po kërkon të amnistojë krimet serbe në Kosovë, raporton Albinfo.ch.
“Edi Rama në qëndrimin ndaj Aleksandër Vuçiqit dhe Beogradit, shkelmon mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve vetëm në luftën e fundit. Çfarë je ti zotëri, na thuaj, që kërkon të arkivosh gjenocidin dhe krimet e luftës që ka kryer Serbia në Kosovë. Çfarë autoriteti ke ti përveç skllavërisë ndaj Vuçiqit. Si mund ta bësh një gjë të tillë. Shpjegojua shqiptarëve, janë 1500 fëmijë të djegur të gjallë, të vrarë, të therur në luftën e fundit, ka thënë Berisha.
Tutje Berisha ka thënë se në cilin traktat, ligj ndërkombëtar është shkruar që gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit të mos konsiderohen. “Vetëm në vasalitetin tënd ndaj Vuçiçit janë të shkruara këto”, deklaroi Berisha./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












