Lajme
Ekonomistët gjermanë: Të gjithë do të dalim më të varfër nga kriza
Humbja e madhe në fuqinë blerëse dhe rritja e inflacionit për shkak të çmimeve të larta të energjisë për kompanitë po e çojnë ekonominë gjermane drejt një recesioni, sipas ekonomistëve.
Ndërsa Marc Schattenberg i “Deutsche Bank Research” parashikoi një rënie të PBB-së deri në 3,5% vitin e ardhshëm, ekonomistë të tjerë e konsideruan rënien si disi më të lehtë, por duke prekur të gjitha pjesët e ekonomisë më të madhe të Evropës.
“Rënia ekonomike do të lërë gjurmë edhe në tregun e punës”, tha Fritzi Köhler-Geib, krye-ekonomiste në bankën shtetërore të zhvillimit (KfW).
Mbi të gjitha, parashikohet të preken familjet private dhe fuqia e tyre blerëse.
“Për shkak të inflacionit të lartë, gjendja financiare e familjeve private është përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i vitit”, tha Köhler-Geib, transmeton Albinfo.ch.
“Të ardhurat reale pritet të ulen më shumë në gjysmën e dytë të vitit”, tha ajo.
‘Një pjesë e madhe e familjeve do të duhet të përballen me humbje të dukshme të të ardhurave reale”, tha Schattenberg.
Katharina Utermöhl, ekonomiste në “Allianz Group”, e përmblodhi situatën duke shtuar se të gjithë do të dilnin nga kriza më të varfër.
“Gjermania po kalon krizën më të madhe të 50 viteve të fundit. Kjo e zbeh krizën e madhe financiare dhe krizën e borxhit të euros,” tha ajo.
“Efekti i inflacionit tani duhet të zbutet. Nga njëra anë, nëpërmjet masave të politikës fiskale të shtetit, por edhe nëpërmjet kursimeve nga privatët’, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










