Lajme
Valë e emigrantëve në Austri, 400 persona kalojnë kufirin çdo ditë
Autoritetet austriake janë shumë të shqetësuara, pasi numri aktual i emigrantëve i ngjan valës së madhe të vitit 2015.
Gjendja e jashtëzakonshme mbretëron në kufirin austro-hungarez, në provincën Burgenland.
Sipas të dhënave të policisë së krahinës, në atë kufi gjenden mesatarisht 3 mijë migrantë të paligjshëm. Çdo ditë, policia gjen rreth 400 emigrantë të paligjshëm dhe në disa ditë nga 700 deri në 800.
Situata prej muajsh po rëndon mbi policinë dhe ushtrinë dhe javët e fundit situata është përshkallëzuar. Që nga korriku, kur kishte 250 emigrantë në ditë, numri është dyfishuar.
Edhe kontrabandistët po bëhen gjithnjë e më brutalë në veprimet e tyre, siç e dëshmojnë incidentet dramatike, aksidentet e shkaktuara nga ikja nga policia, ku mbesin të plagosur emigrantët që transportohen në masë nga kontrabandistët me makina, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.at.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











