Kuriozitete
Musk nuk përfill sanksionet e SHBA-së, dërgon Starlinkun në Iran
SpaceX do të aplikojë për një përjashtim nga sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit.
Kjo në një përpjekje për të ofruar shërbimin e saj të internetit satelitor në vend.
Lajmi u bë i ditur nga vetë, Elon Musk.
“Starlink do të aplikojë për një përjashtim nga sanksionet kundër Iranit”, tha Musk në përgjigje të një postimi në Twitter nga një reporter shkencor.
Musk fillimisht kishte njoftuar se shërbimi i internetit satelitor Starlink ishte vënë në dispozicion në çdo kontinent, përfshirë Antarktidën, transmeton ap, përcjell Albinfo.ch.
Gazetari shkencor me origjinë iraniane, Erfan Kasraie, kishte thënë në Twitter se sjellja e shërbimit në Iran mund të jetë një “ndryshues i vërtetë i lojës për të ardhmen” e vendit, gjë që shkaktoi përgjigjen e Musk.
I lancuar në fund të vitit 2020, Starlink ofron shërbim me brez të gjerë me shpejtësi të lartë.
Shërbimi u bë i njohur pasi furnizoi me antena dhe modem ushtrinë ukrainase për të përmirësuar aftësitë e saj të komunikimit në luftën e saj me Rusinë
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












