Kosova
Gjermania mbetet “zgjidhja” e kosovarëve
Vetëm për tre muaj afër 16 mijë persona aplikuan për vizë
Numri më i madh i atyre që largohen nga Kosova pa dyshim se është i të rinjve, transmeton albinfo.ch.
Mungesa e perspektivës, punës dhe kushteve të tjera të jetesës janë ndër arsyet që të rinjtë përmendin në momentin që vendosin të largohen nga Kosova drejt vendeve të Perëndimit.
Nga Ambasada Gjermane theksohet se në tremujorëshin e parë të këtij viti janë përpunuar gjithsej 15 mijë e 776 aplikacione për viza.
“Ambasada në Prishtinë në tremujorshin e parë të vitit 2022 i ka përpunuar gjithsej 15.776 aplikacione për viza, ndër to 4.560 për viza nacionale dhe 11.216 për viza Schengen. Vlerësimi sipas qëllimit të qëndrimit, si dhe të dhënat rreth shifrave të vizave të lëshuara mund të publikohen tek nga fundi i vitit në kuadër të statistikave vjetore”, theksohet në përgjigjen e ambasadës.
Ambasada e Gjermanisë ka bërë të ditur se ndër vite kërkesat për viza të punës, të bashkimit familjar dhe ato turistiket janë më të shpeshtat.
Nga Ambasada Gjermane kanë thënë gjithashtu se terminet për viza Schengen për udhëtime drejt Gjermanisë nga mesi i shtatorit mund të rezervohen nëpërmjet kontraktorit të jashtëm “Visa Metric”.
E sa i përket aplikimit për viza në kuadër të Gjermanisë, Ambasada pati njoftuar se tashmë do të ketë një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin.
“Për të ofruar më shumë termine për aplikim për vizë Schengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikim për viza Schengen do të bashkëpunojë me një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin. Ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete”, u tha tutje.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











