Lajme
Biden nënshkruan projektligjin 700 miliardë dollarësh për klimën, taksat dhe kujdesin shëndetësor
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj prej 700 miliardë dollarësh (579 miliardë paund) që synon të luftojë ndryshimet klimatike dhe kostot e kujdesit shëndetësor, duke rritur taksat kryesisht për të pasurit, shkruan BBC.
Projektligji, i quajtur “Akti i Reduktimit të Inflacionit”, është një arritje e madhe legjislative për demokratët përpara zgjedhjeve afatmesme. Projektligji kaloi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin javën e kaluar me mbështetjen e çdo demokrati dhe asnjë republikani.
Presidenti e përshëndeti projektligjin ndërsa e nënshkroi të martën si “pjesa e fundit” e agjendës së tij të brendshme.
“Me këtë ligj, populli amerikan fitoi dhe interesat e veçanta humbën,” tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.
“Sot ofruam prova të mëtejshme se shpirti i Amerikës është i gjallë”, shtoi Biden.
Nga kjo paketë, 375 miliardë dollarë janë për të luftuar ndryshimet klimatike – investimi federal më i rëndësishëm në histori në këtë çështje.
Një analizë nga shkencëtarët e “Climate Action Tracker” thonë se projektligji do të zvogëlojë ngrohjen globale në të ardhmen “jo shumë, por as në mënyrë të parëndësishme”.
Paketa gjithashtu i lejon qeverisë të negociojë çmime më të ulëta për disa ilaçe me recetë të ofruara sipas programit të të sigurimit shëndetësor “Medicare” për ata mbi 65 vjeç.
Pavarësisht se quhet Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA), paketa do të ketë zero ndikim të matshëm në inflacion, sipas një analize nga Modeli i Buxhetit Penn Wharton, një grup ekonomistësh dhe shkencëtarësh të të dhënave në Universitetin e Pensilvanisë./BBC/
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri












