Lajme
Kapet shqiptari në Zvicër me shtatë kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë
Arrestohet 24 vjeçari shqiptar në Zuchwil SO
Sot në Zvicër është duke bërë bujë tema e arrestimit të riut shqiptar në Zvicër, i cili u kap me shtatë kilogramë heroinë dhe një kokainë, transmeton albinfo.ch.
Raportohet se sot policia e Solothurnit në Zvicër gjeti shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchwil SO rreth një javë më parë.
Referuar njoftimit të policisë të së enjtes, vlera e drogës llogaritet në disa 100 mijë franga. Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar. Burri u kontrollua nga një patrullë të mërkurën një javë më parë, sepse ai më parë ishte “shfaqur në mënyrë të dyshimtë”, tha policia kantonale e Solothurnit të enjten.
Duke qenë se nuk kishte dokumente identifikimi, efektivët e dërguan në komisariat për t’u kontrolluar, shkruan switzerlandtimes.ch. Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së burrit. Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











