Lajme
Zvicër: Kosovarja plagoset rëndë nga bashkëshorti italian, i cili vrau veten
Një bashkëshort xheloz ka qëlluar për vdekje një person e më pas e ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij kosovare
Të hënën mbrëma në Zvicër ndodhi një tragjedi, për motive të ulëta. Raportohet se burri nga xheloz për gruan e tij e ka qëlluar për vdekje një person, e më pas e ka plagosur rëndë edhe bashkëshorten e tij kosovare, para se të kryente në fund vetëvrasje, shkruajnë mediat zvicerane.
Fillmisht, dorasi kishte edhe vepra të tjera pikërisht me këtë temë. Vite më parë italiani 51-vjeçar kishte qëlluar me armë zjarri një bashkëkombës të tij 47-vjeçar, me të cilin gruaja e tij kishte nisur lidhje.
Thuhet se gruja me emrin Elena kishte kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj në maj dhe ishte larguar nga ai, por italiani nuk e pranonte këtë ndarje dhe kërkonte që ajo të kthehej.
Tutje tregohet se gjendja e italianit 51-vjeçari ishte e rënduar psikikisht, thuhet se ai kaloi pikën kufitare, duke u futur në Zvicër, ku shkoi te banjat termale në Stabio TI. Atje punonte bashkëshortja e tij 45-vjeçare nga Kosova, me të cilën ishte në proces të divorcit. Gruaja u qëllua në pjesën e sipërme të trupit. Autori në fund qëlloi veten.
Aksaya Arulanthan, 18-vjeçare, një kamariere në restorant, që ishte dëshmitare e rastit, shprehet se nuk po mund ta largojë pamjen nga koka.
“Pashë një grua të shtrirë në hyrje. Ajo lutej për ndihmë. Këmisha e saj e bardhë ishte e mbushur me gjak”, tregon dëshmitarja. “Ishte e tmerrshme”.
18-vjeçarja më pas thirri Policinë dhe ambulancën, shkruan Blick.
Autori i këtij krimi kishte vdekur me të ardhur ambulanca. Kosovarja 45-vjeçare u dërgua me plagë të rënda në spital, por të martën u konfirmua se ajo është jashtë rrezikut për jetë.
Pensionistja Erika Malinverno (70), që shkon rregullisht në banja termale në Stabio, u trondit nga lajmi.
“E njoh mirë Elenën. Një grua e bukur dhe punëtore. Elena ka kohë që kishte probleme me bashkëshortin. Ai ishte shumë xheloz”, tregon Malinverno.
Gruaja shpesh qante. Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe kishte njohur një burrë tjetër. Malinverno thotë se nuk ka besuar se bashkëshorti i Elenës do të ishte në gjendje të bënte një krim të tillë.
“Ata kishin një vajzë”, tregon ajo.
Kosovarja raportohet se kishte nisur lidhjen me italianin, të cilin e vrau bashkëshorti i saj. Kosovarja ishte ndarë nga bashkëshorti në maj, por ai nuk e pranonte këtë dhe kërkonte që ajo të kthehej./Blick
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









