Lajme
Gjykohet kosovari në Vjenë: Ka tentuar të mbysë gruan me kabllo elektrike
Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm

Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit të Vjenës të martën për tentativë për vrasje të gruas së tij.
Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur në vitin 2009, transmeton albinfo.at.
42-vjeçari përshkruhet si një tiran familjar me prirje ndaj sadizmit. Krahas tentativës për vrasje, burri i ardhur nga Kosova akuzohet edhe për shtrëngim të rëndë dhe dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, të cilën akuzohet se e ka abuzuar për shumë vite, shkruan wienna.at. Përveç kësaj, ai ka ndëshkuar rregullisht fëmijët e tij me rrahje dhe dënime të tjera duke i detyruar ata “të zgjedhin” në një kuvertë letrash se çfarë ndëshkimi “duan”.
Sanksionet e shënuara në ato letra, zbatoheshin më pas. Në rastin më të keq, bëhej fjalë për 100 goditje, por nëse fëmijët ishin me fat, merrnin një dhuratë të vogël në formën e ëmbëlsirave.
Lidhur me pretendimin qendror të prokurorisë publike, ky delikt për momentin nuk është përfshirë në aktakuzë dhe për këtë arsye nuk është objekt i seancës kryesore. Në akuzë bëhet fjalë kryesisht për një ngjarje që mësohet se ka ndodhur 13 vite më parë, në banesën e familjes. Burri pretendohet se ka prerë kabllon nga një kazan në kuzhinë dhe me të ka hyrë në tualet, ku gruaja po bënte dush. Në banjë ai ka futur fundin e paprekur të kabllit në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas.
Sipas prokurorisë, e vetmja arsye që gruaja nuk pësoi goditje elektrike fatale ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës. Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik.
Bashkëshorti i akuzuar përballet me burgim të gjatë
I pandehuri është deklaruar “i pafajshëm” gjatë hetimeve. Gjyqi është planifikuar të zgjasë dy ditë. Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj