Shqipëria
Destinacionet më të lira dhe ato më të shtrenjta këtë verë në Shqipëri
Destinacionet më të lira, edhe këtë vit, sikurse një vit më parë vijojnë të mbeten Velipoja dhe Shëngjini.
Çmimet këtë verë janë rritur në tërësi në bregdetin shqiptar. Kjo rritje varion nga zona në zonë, por luhatet mes 10-50%. Diku ndryshimet janë të justifikuara nga kostot dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë, diku rol ka dhënë edhe nga kërkesë/oferta e në disa raste, rritja cilësohet si e pabazuar.
Por si kanë ndryshuar çmimet në raport me një vit më parë dhe cilat janë destinacionet më të lira dhe më të shtrenjta këtë verë në Shqipëri?
Destinacionet më të lira, edhe këtë vit, sikurse një vit më parë vijojnë të mbeten Velipoja dhe Shëngjini. Për çmimet mesatare të poshtme, rritja nga viti 2021 në vitin 2022 është me 25%, ndërkohë për mesataren e sipërme kjo rritje është rreth 15% për Velipojën dhe rreth 20% për Shëngjinin.
Gjithsesi ajo që duhet theksuar për këto dy rajone është fakti që hotelet me çmime mesatare relativisht të larta kanë të përfshira paketa me mëngjes dhe darkë, duke justifikuar disi rritjen, por edhe duke tentuar që të bëhen tërheqëse për turistët, si një alternativë ekonomike.
Çmimi mesatar i poshtëm për një dhomë dyshe në periudhën e fundkorrikut apo gushtit luhatet në 35 euro. Një vit më parë, ky çmim ishte 25 euro. Kjo rritje me thuajse 40% duket se lidhet më shumë sipas tur-operatorëve me rritjen e kërkesës sesa me kostot. Hotelet luksoze në këtë zonë, ndërkohë kanë rritur çmimet me rreth 15% dhe një pjesë e tyre kanë të përfshirë edhe paketa ose vetëm mëngjes.
Durrësi është ndër të paktët destinacione për shkak edhe të kapaciteteve të konsiderueshme akomoduese, por edhe apartamenteve private që ofron mundësi zgjedhjeje për të gjithë, si për pushimet ekonomike, ashtu edhe për ato luksoze.
Në Vlorë hotelet që ofrojnë çmime të mesatares së poshtme nuk e kanë ndryshuar këtë në raport me një vit më parë. Pra nëse në 2021, një dhomë dyshe e lirë mund të gjendej për 35 euro, aq mund të sigurohet edhe këtë vit. Ai që ka ndryshuar është çmimi për mesataren e sipërme që shkon deri në 200 euro, ku në raport me një vit më parë, është me një rritje rreth 35%.
Jugu mban rekordin e çmimeve të kripura, por kjo lidhet edhe me faktin që në disa destinacione nuk kemi të bëjmë me hotele tipike, por me vila. Në Palasë, një vilë ku mund të akomodohen më shumë se 7 persona, mund të gjendet edhe për 450 euro/nata, kurse një vit më parë ishte 280 euro/nata. Nga ana tjetër, në Jal çmimet mesatare të poshtme kanë mbetur njëlloj në 60 euro, ndërkohë që çmimet e mesatares së sipërme shkojnë në ditë të caktuara edhe 350 euro nata, nga 280 euro një vit më parë.
Në Sarandë çmimet për hotelet mesatare të konsideruara të lira janë rritur me 10%, ndërsa për mesataren e sipërme me 15%.
Sa u takon shezloneve Velipoja, Shëngjini dhe Durrësi kanë çmimet më të lira, ku dominon kryesisht ai 500 lekë, por të dy destinacionet e para mund të gjesh edhe më lirë, madje për klientët e hoteleve që kanë edhe plazh, ato janë falas.
Ndërkohë që në Jug, në përgjithësi, çmimet luhaten mes 1000 dhe 2000 lekë. Nuk mungojnë as raste përjashtues, me çmime më të shtrenjta, por kjo lidhet me plazhe ekskluzivë ose zona të cilësuara si “prive”./news24
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













