Shqipëria
Rama flet sërish për çmimet e rritura në bregdetin shqiptar
“I çojnë çmimet mbi Turqinë dhe Greqinë dhe thonë pse s’kemi turistë”, tha ai
Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive, duke e vënë theksin tek çmimet e larta që janë në plazhet e Vlorës, Dhërmiut dhe Drimadhes, tha se “i çojnë çmimet mbi Turqinë dhe Greqinë dhe thonë pse s’kemi turistë”.
Në takimin me kryetarët e bashkive që po zhvillohet në Pogradec, Rama tha se “të vendoset pasqyra përballë atyre që janë të interesuar, por në radhë të parë përballë atyre që kanë infrastruktura hoteliere mes Durrësit dhe Vlorës, mes Kavajës dhe Dhërmiut, mes Shëngjinit dhe Drimadhes. Janë dy botë, të parët vazhdojnë rrisin kapacitet, cilësinë e ofertës, rrisin numrin, të dytëve këtë vit iu ka ndodhur një rënie e diellit në kokë dhe nuk kanë marrë në konsideratë që Vlora, Dhërmiu e Drimadhes, se Himara është përsëri më mirë, nuk janë një ishulli i vetmuar me ujë në mes të shkretëtirës së Saharasë, por janë pika në zemrën e konkurrencës evropiane, të mos them botërore, që është Mesdheu”, tha ai transmeton atsh.
“Këtu poshtë në Adriatik dhe Jon ne jemi në mes të lubive të kësaj konkurrence dhe ndërkohë që Turqia apo Greqia në korrik ofrojnë çmime të arsyeshme, në Dhërmi, në Vlorë i çojnë çmimet mbi Turqinë dhe Greqinë dhe thonë pse s’kemi turistë. Ndërkohë që qershori ishte optimist, vjen korriku, ia kërcasin çmimeve dhe rrinë ngulin e shkulin çadrat me një grusht njerëz atje, gjë që është komplet e kundërta në Durrës, ku e tha edhe kryetarja e Bashkisë, po rritet edhe cilësia e turistit, në sensin e kapacitetit të shpenzimit”, nënvizoi Rama, përcjell Albinfo.ch.
Rama tha se “është hapur kanali me vendet nordike dhe kemi rritje të turistëve nga Suedia, Norvegjia, Danimarka krahas me Evropën Qendrore”.
Nga ana tjetër, tha Kryeministri Rama, meqë kemi në Durrës një nga projektet më madhore dhe ndoshta investimin më të madh absolut privat në Shqipëri që është porti i Durrësit, do të doja që edhe ministrja Kumbaro e ministrja Balluku, që ka ndjekur nga afër procesin e negociatave, të japë një informacion ku ndodhemi me projektin e portit turistik.
“Negociatat kanë qenë intensive dhe të zgjatura në kohë që të hyjmë në një partneritet në një investim ku shteti nuk do të vërë thjesht në dispozicion gjithë territorin e portit të Durrësit, por do të jetë aksionar. Ato aksionet që dikur investitorëve iu merreshin dhe çoheshin nëpër shtëpitë që kanë filluar të shpallen ‘non grata’, në Shqipërinë që ne duam do t’i marrë shteti”, tha Rama.
Duke folur për Durrësin, Rama tha se “megjithëse jemi në sezon dhe duke qenë se Durrësi ka dy elementë që vlejnë të ndahen me publikun duke u bazuar në të dhënat aktuale, që e para niveli i pastrimit është si nata me ditën me vitin e kaluar edhe për shkak të programit të ri që ka bërë qeveria dhe të mbështetjes së drejtpërdrejtë për zonën e Durrësit dhe Kavajës, të cilat janë zona me intensitet shumë të lartë popullimi gjatë sezonit edhe në raport me fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve”.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











