Ukraina
BE: Invazioni i Rusisë në Ukrainë mund ta rrisë në rekord inflacionin
Komisioni Europian parashikon që invazioni i Rusisë në Ukrainë mund ta rrisë “në vlerë historike” me 7.6% inflacionin në eurozonë. Kjo nënkupton një rritje të ngadalshme ekonomike në periudhën 2022 dhe 2023.
Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në “vlerë historike” deri në 7.6% për shkak të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, bëhet e ditur nga një parashikim i Komisionit Europian publikuar të enjten (14.07). Shifra e lartë rekord, që përfaqëson normën mesatare të pritshme të inflacionit për vitin, ka një rritje me 6.1% nga parashikimi i muajit të kaluar,
Rritja ekonomike në modusin e ngadalësimit
Kësisoj BE-ja i uli sërish parashikimet për rritjen ekonomike në eurozonë duke iu referuar pasojave të invazionit të Rusisë në Ukrainë. Duke iu referuar rritjes ekonomike për vitin 2023 parashikimi i Brukselit është tani me rreth 1.4% nga vlerësimi i mëparshëm që parashikonte rritjen me 2.3%. “Zhvilimi i luftës dhe pasiguria e furnizimeve me gaz janë të panjohura, ndaj parashikimi aktualisht konsiston në një shkallë të lartë pasigurie dhe zhvillimi negativ”, tha Komisioneri i Ekonomisë, Paolo Gentiloni në një konferencë shtypi të enjten (14.07).
Nuk pritet recesion
Ndonëse rritja ekonomike parashikohet e ngadaltë, kryesisht sa i përket vitit të ardhshëm, nuk pritet që ajo të cekë një territor negativ d.m.th. që të shkojë në recesion. Euro aktualisht është e barazvlefshme me dollarin e SHBA-së, monedha e përbashkët europiane ka një performancë të fuqishme kundrejt paundit britanik dhe jenit japonez, theksojnë zyrtarët e BE-së.
Si rrjedhojë pritet që konsumi të mbetet i qëndrueshëm nëqoftëse ekonomitë shtëpiake do të përdorin kursimet e tyre për një kohë të shkurtër. “Një stuhi është e mundshme, por nuk kemi arritur në këtë pikë,” shtoi Gentiloni./DW
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











