Kriza në Ukrainë
Ukraina aktivizon miliona ushtarë për të rimarrë rajonet e pushtuara
Ukraina po planifikon një ushtri prej miliona personash të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë jugun e vendit nga pushtimi rus, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, shkruan BBC.
”Rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi është jetike për ekonominë e vendit”, shtoi Reznikov, transmeton Albinfo.ch.
Deklaratat e ministrit vijnë pasi Rusia bën përparim në pushtimin e territorit në rajonin lindor të Donbasit.
Një sulm në një ndërtesë apartamentesh të dielën vrau të paktën 18 persona, me më shumë se 20 të dyshuar të varrosur nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në vendin e ndërtesës pesëkatëshe në Chasiv Yar, pranë qytetit të Kramatorsk në rajonin e Donetskut, i cili ishte fokusi i një shtytjeje ruse.
Në intervistën e tij me gazetën The Times, Reznikov vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar për të qenë “kyç” në kalimin nga furnizimi i Ukrainës me armë të epokës sovjetike në sistemet standarde të mbrojtjes ajrore dhe municionit të NATO-s.
Ai tha se dërgesat e armëve duhet të përshpejtohen.
“Ne kemi nevojë për më shumë, shpejt, për të shpëtuar jetën e ushtarëve tanë. Çdo ditë që presim, mund të humbasim njëqind ushtarë. Ne kemi rreth 700 mijë në forcat e armatosura dhe kur të shtosh gardën kombëtare, policinë, rojën kufitare, jemi rreth një milion”, tha ministri i Mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












