Lajme
Gati gjysma e familjeve zvicerane, në borxhe
Leasing-u i makinave renditet i pari në llojet e borxhit, i ndjekur nga detyrimet e prapambetura dhe hipotekat
Pothuajse gjysma e familjeve në Zvicër ishin me borxhe në vitin 2020. Në 7% të rasteve kishte tre ose më shumë lloje të ndryshme borxhi, sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave (FSO), shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Podiumi i borxheve
15.5% e familjeve kishin të paktën një makinë me qira mbi supet e tyre, kategoria në vendin e parë midis llojeve të borxhit, e ndjekur nga detyrimet e prapambetura (14.9%) dhe hipotekat (12.1%). Në total, 42.9% ishin me borxhe.
Pagesat e prapambetura
Një në gjashtë familje, në vitin 2020, i paguante me vonesë faturat. Zonat më të prekura ishin taksat dhe primet e sigurimeve shëndetësore.
Identifikimi i personit borxhli
Nga analiza rezulton se sa më e madhe të jetë mosha e personit, aq më pak kontraktohen borxhe. Edhe më të arsimuarit kanë më pak borxhe. Problemi, nga ana tjetër, prek më shpesh familjet me fëmijë, veçanërisht ato me një prind.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













