Lajme
Festë e madhe sportive në Volketswil të Cyrihut
Në vazhdimësi “Shkolla Shqipe” në Zvicër na ka gëzuar me sukseset dhe rezultatet e shkëlqyeshme në procesin mësimor kësaj radhe na gëzoi me aktivitetet e shkollës. Një garë sportive tepër mirë e organizuar nga mësuesit, prindërit nën drejtimin e mësuesit dhe veprimtarit të palodhur Vaxhid Sejdiut
Një garë sportive që gëzoi me qindra nxënës të shkollës shqipe “Volkestwil 22”
Të shtunën e kaluar, me datën 18 qershor 2022 në Volkestwil të Kantonit të Zyrihut «Shkolla Shqipe» në Zvicër organizoi turneun e futbollit «Volkestwil 22», në të cilën morën pjesë nxënësit e shkollave shqipe nga disa kantone të Zvicrës. Në garën e madhe ishin klasat e shkollave shqipe Lozanë, Vevey, Neuenhof, Spreitenbach, Rotkreuz, Zug, Baar, Cham, Vokestwil, Regensdorf, Wetzikon, Uster, Schwerzenbach, Fehraltorf, Seebach, Mönchaltorf, Fällanden, Sempach etj.
Ajo që ra në sy nga të gjithë pjesëmarrësit ishte gëzimi i pa përshkruar që kishte pushtuar fytyrat e fëmijëve në këtë garë të bukur sportive, me qëllim që kush do ta zë vendin e parë, kush do të ishte ndër më mirët apo edhe më interesante ishte gara për portierin dhe golashënuesin më të mirë.
Orges Bunjaku, nxënësit e “Shkollës Shqipe në Zvicër, mësuesit dhe prindërit gjithmonë do të jemi me ty, me qëllim që Kosova jonë e dashur të jetë sa më lart në garat ndërkombëtare të futbollit.- Suksese!
Turneu filloi në ora 9:00 min. dhe përfundoi aty kah ora 14:00 , edhe pse ishe një ditë e me një vapë të theksuar nuk i pengoj nxënësit e shkollave shqipe të dëfrehen, të argëtohen dhe më në fund të fitojnë dhe ta ndajnë gëzimin me lojtarin e kombëtares sonë, të kombëtares së Kosovës Orges Bunjakun, i cili kishte ardhur enkas nga Franca për t’iu bashkangjitur fëmijëve të shkollave shqipe.
Dhe pas shumë ndeshjeve në mes klasave garuese në finalen e madhe ishin nxënësit e shkollave shqipe Volkestwil me emrin “Shqiponjat”, nxënësit e shkollës shqipe Fällanden dhe Mönchaltorf, me emrin e ekipit “Lugina” si dhe nxënësit e shkollës shqipe Uster e Fehraltorf me emrin “Ilirët. Pas ndeshjeve në mes këtyre finalistëve doli edhe kjo renditje: vendin e parë e morën nxënësit e shkollës shqipe “Ilirët – Uster”, vendin e dytë “Lugina – Mönchaltorf dhe Fällanden” dhe vendin e tretë “Shqiponja” – Volkestwil.
Golashënuesi më i mirë ishte Elon Hasani nga shkolla shqipe Vevey, kurse portieri më i mirë Ermal Ahmeti nga ekipi “Lugina” dhe ekipi fair – play u nderuan nxënësit e shkollës shqipe nga kantoni i Zug-ut me emrin “Shqiponjat e Zugut”.
“Shkolla Shqipe” – Zvicër
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











